LAJMI I FUNDIT:

Geta fiton një kupë në Portugali, kualifikohet në Kampionatin Botëror

Geta fiton një kupë në Portugali, kualifikohet në Kampionatin Botëror

Ylli i fitnesit, Geta Beqa, e ka rrëmbyer edhe një kupë në Portugali.

Në këtë mënyrë, bodibilderja nga Kosova është kualifikuar për Kampionatin Botëror, i cili do të mbahet në Kankun të Meksikës në nëntor të këtij viti.


Javë më parë në Madrid të Spanjës, Geta e fitoi vendin e parë në ‘Elite Pro Diamond Cup Madrid’, duke përfaqësuar Kosovën në shtetit spanjoll.

Beqa arriti të dal më e mira në këtë garë, duke e ngritur serish flamurin kosovar në Madrid, ndërsa ajo tashmë zotëron kartën e Elite Pro, si atlete profesionaliste e kompletuar.

Krahas sukseseve që po arrin në garat e ndryshme ndërkombëtare, Geta është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale.

Të gjitha lajmet për Geta Beqën
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Geta Beqën

Ajo vazhdimisht u jep këshilla ndjekësve të saj të shumtë duke i motivuar për një jetë shëndetshme dhe aktive.

Ndjehem shumë e privilegjuar që arrita të përfaqsoj Kosovën në ELITE PRO MADRID, ka qen një periudhë shumë e vështir për mua për Schengen Visa dhe akoma kam problem 😞, Spanja më bëri ftes speciale, sepse më vlersojn si Atlete të kompletuar, ku unë në vitin 2017 kam marr dy tituj ne Spanje, Kampionatin Evropjan dhe Arnold Classic Europa, unë kam ende motiv të vazhdoj në garat Profesionale dhe mos të ndalem deri tek Kampionati Botëror. Dua ta falenderoj Ministrin e MKRS-së Kujtim Gashi që më mbështeti financiarisht, të jem pjesë e garës Profesionale në Madrid. Unë premtoj që do sjell edhe këtë vit kupën botërore 🥇🏆🌎 #kosova #champion #2018 #viti #sukses #🥇#🏆#fitore #proud #my #workout #exercise #everyday #dont #stop #for #your #dreams #thanksgiving

A post shared by GETTA BEQA (@gettabeqa) on May 27, 2018 at 6:14am PDT

Kujtojmë se pos të qenit një bodibildere e instruktore fitnesi, në të kaluarën, Beqa e ka dëshmuar veten edhe në këndim dhe aktrim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori