LAJMI I FUNDIT:

Alex Sandro gati rinovimin me Juventusin, por Manchester United vazhdon interesimin për brazilianin

Alex Sandro gati rinovimin me Juventusin, por Manchester United vazhdon interesimin për brazilianin
BENEVENTO, ITALY - APRIL 07: Alex Sandro of Juventus in action during the serie A match between Benevento Calcio and Juventus at Stadio Ciro Vigorito on April 7, 2018 in Benevento, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Juventusi është futur në bisedime me Alex Sandron, por Manchester United është futur në garë për të. 

Mbrojtësi ka qenë i lidhur me Chelsean sezonin e shkuar, por që Bianconerët refuzuan oferta deri në 60 milionë euro.


Braziliani nuk është ftuar në Kampionatin Botëror, pasi që edhe te ‘Zonja e Vjetër’ nuk ka pasur vazhdimësi.

Alex Sandro te Juventusi . (Getty Images)

Juve është duke punuar që ta vazhdojë kontratën me lojtarin dhe sipas Gazzetta dello Sport, pritet vazhdimi deri në vitin 2023.

Propozimi është për rinovimin me rritje page nga 2.8 milionë euro në sezon në 5 milionë euro në sezon.

Interesimi i Manchester Unitedit është shtuar dhe gazeta beson që një ofertë e tyre tashmë është refuzuar.

Alex Sandro drejt Unitedit . (Getty Images)

Jose Mourinho e pëlqen shumë mbrojtësin e Portos, pasi deri më tani nuk është i bindur nga Luke Shaw.

Në anën tjetër Matteo Darmian do të largohet dhe pikërisht është Juve që e do në skuadër. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori