LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli përfshihet në garën për transferimin e Shaqirit

Liverpooli përfshihet në garën për transferimin e Shaqirit
(Foto: Getty Images)

Liverpooli është përfshirë në listën e klubeve nga Liga Premier që i kërkojnë shërbimet e Xherdan Shaqirit.

Pas rënies së Stoke Cityt nga elita e futbollit anglez, mesfushori shqiptar pritet ta vazhdojë karrierën diku tjetër.


Lojtari që e përfaqëson Zvicrën ka një klauzolë në kontratën e tij që besohet të jetë ndërmjet 12 dhe 13.5 milionë funte (13.67 dhe 15.38 milionë euro) që mund të aktivizohet pasi klubi e ka humbur statusin e të qenit në Ligën Premier.

Shaqiri, i cili kaloi te Stoke në vitin 2015 nga Interi për 12 milionë funte (13.67 milionë euro), e ka bërë të qartë se nuk e ka në plan të luajë në ligën Championship, mirëpo do t’i pëlqente të qëndrojë në Angli.

Të gjitha lajmet për Xherdan Shaqirin
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Xherdan Shaqirin

Deri më tani, Tottenham Hotspuri dhe Southamptoni kanë shprehur interesim për 26-vjeçarin, i cili tash është përfshirë edhe në listën e dëshirave të Liverpoolit.

Jurgen Klopp është i interesuar që t’i përforcojë disa pika kyçe në skuadër, mirëpo nuk dihet nëse Redsat mund ta aktivizojnë klauzolën e tij.

Shaqiri e ka bërë të qartë se do të largohet nga Stoke City (Foto: Getty Images)

Liverpooli ishte shumë pranë transferimit të Shaqirit nga Bayern Munichu në vitin 2014, por asokohe lojtari vendosi të shkonte në Itali.

Ndërsa më vonë, mesfushori ka rrëfyer se bavarezët e kishin bllokuar transferimin e tij në Anfield dhe meqenëse nuk kishte minutazhin e duhur nën Pep Guardiolan, ai vendosi të shkonte te Interi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

Liga e Kampionëve
Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

La Liga
Të penduar për qëndrimin e Xavit, Barcelona në kontakt me top trajnerin për vitin 2025

Të penduar për qëndrimin e Xavit, Barcelona në kontakt me top trajnerin për vitin 2025

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Liga e Kampionëve
Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

La Liga
Kalo në kategori