Muaji i Ramazanit konsiderohet muaji më i shenjtë i tërë vitit sipas traditës islame.
Myslimanët anë e mbanë botës e festojnë Ramazanin, agjërojnë dhe lidhen më shumë se kurrë me njëri-tjetrin, transmeton Telegrafi.
Por, çfarë duhet të hani për iftar? Çfarë rekomandojnë ekspertët?
Mos përzieni pemë me shujtat tuaja: Agjërimin prisheni me pemë ose konsumoni pasi ta keni përfunduar shujtën – pra mos i përzieni me shujta. Kur pemët kombinohen me minerale, yndyra dhe proteina, ato mund ta pengojnë procesin e tretjes.
Mos e kombinoni djathin me ushqime arrore (arra, bajame, fistekë, etj.) dhe ushqimet e detit me mishra tjerë: Trupi i njeriut është i programuar ta tretë vetëm një formë të koncentruar të proteinës në një kohë. Konsumimi i më shumë llojeve të proteinës mund të shkaktojë komplikime në sistemin tretës.
Shmangni kombinimin e ushqimeve agrume me ushqime të bazuara në qumësht: Acidi acidik që gjendet në qumësht mund të shkaktojë pakëndshmëri në stomak. Pasi që ushqimet të fituara nga qumështi nuk shkojnë mirë me proteina, ju duhet të shmangni këtë.
Hani me kujdes: Mos u nxitoni duke ngrënë. Nëse trupi pranon shumë ushqim brenda një kohe të shkurtë kohore pasi që ka qëndruar tërë ditën pa ngrënë, ai mund të ketë probleme me tretje dhe probleme gastrike. Fillojeni iftarin me pemë, jogurt, lëngje të ndryshme dhe pastaj fillojani shujtës kryesore. Kjo do t’i jep kohë stomakut ta përgatis veten dhe të funksionojë siç duhet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City