Pas ndarjes nga Lëvizja Vetëvendosje, kryetari i tanishëm i Komunës së Prishtinës njëherësh edhe kryetar i PSD-së, Shpend Ahmeti është përballur me probleme të funksionimit të qeverisjes në Prishtinë.
Madje kjo ishte reflektuar edhe në asamblenë Komunale të Prishtinës. Ahmeti këto ditë akuzoi Vetëvendosjen që është bashkuar me PDK-në e LDK-në për të mundësuar mosfunksionimin e Kuvendit Komunal.
Pavarësisht kësaj, Ahmeti ka vendosur që t’i dorëzoj ofertën finale ish-subjektit të tij politik Vetëvendosjes, për bashkëqeverisje në Prishtinë.
Në ofertën të cilën e ka siguruar Telegrafi, Ahmeti i ofron VV-së katër drejtori, duke i ofruar mundësinë e zgjedhjes së drejtorisë së katërt në mes të drejtorisë së Shërbimeve Publike ose drejtorisë së Administratës, të cilën e udhëheq drejtori Muhedin Nushi.
“Po ju shkruaj në lidhje me diskutimet që kemi pasur për koalicionin në Prishtinë. Kërkoj falje për vonesë, por këto ditë edhe kam përcjellë edhe frymën e përgjithshme që ka mbizotëruar në relacionin PSD-VV me theks të veçantë edhe në ngjarjet e fundit në Kuvend Komunal. Po ashtu kam pas diskutime të gjëra edhe me subjektin të cilin tashmë e drejtoj dhe po ashtu me partnerët e koalicionit.
Përkundër ngjarjeve të fundit, unë jam i interesuar edhe më tutje që ky koalicion të funksionojë”, thuhet në ofertën e Ahmetit dërguar VV-së.
Ahmeti në ofertën e tij ka theksuar se marrja e drejtorisë së Administratës do të ndodh kur Muhedin Nushi të emërohet në pozitën e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, i cili sipas Ahmetit nuk i takon asnjë partie politike.
Në rast të arritjes së marrëveshjes në mes PSD-së dhe VV-së për bashkëqeverisje atëherë ndarja e drejtorive në Komunën e Prishtinës do të jetë si vijon: ” PSD – 3 drejtori, AKR – 3 drejtori, AAK – 3 drejtori, LB – 1 drejtori, Alternativa – 1 drejtori dhe VV – 4 drejtori”.
Ahmeti në ofertën për VV-në për bashkëqeverisje në Prishtinë, ndarjen e drejtorive e ka konsideruar shpërndarje fer, ku megjithatë VV ka numrin më të madh të drejtorive. Sipas ofertës nëse gjithçka funksionon mirë në koalicion, pas një periudhe gjashtëmujore VV-së do t’i ofrohet drejtoria e pestë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite