LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë vendosur që të ardhmen ta ndërtojnë në BE dhe NATO

Spasovski: Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë vendosur që të ardhmen ta ndërtojnë në BE dhe NATO

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë vendosur të ndërtojnë të ardhmen e tyre brenda Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Integrimi i këtyre vendeve hap perspektiva dhe mundësi për tejkalimin e konfrontimeve politike në rajon dhe krijimin e një ambienti të sigurt dhe stabil, që do të sigurojë rritje dhe zhvillim ekonomik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo u theksua sot nga Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në Tiranë, ku ai mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare kushtuar luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

“Ne bashkëpunojmë vazhdimisht me organizatat dhe institucionet ndërkombëtare CIP (Europol, Interpol, Selek, OSBE) dhe transferojmë praktikat më të mira nga vendet evropiane që kanë një rëndësi të jashtëzakonshme në procesin e integrimit të Maqedonisë në BE”, tha Spasovski. /Telegrafi/