Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë përmes një njoftimi të datës 23 maj ftonte të gjithë maturantët e kësaj komune që të marrin pjesë në trajnimet që do t’i organizojnë për provimin pranues për disa fakultete të Universitetit të Prishtinës.
“Njoftojmë të gjithë maturantët e Shkollave të Mesme në Komunën e Besianës se Lëvizja VETËVENDOSJE! në Besianë organizon trajnime për provim pranues ne Universitetin e Prishtinës”, thuhet në njoftim.
Fakultetet për të cilat do të organizoheshin këto trajnime ishin për Fakultetin Ekonomik; Fakultetin Juridik; Inxhinjeri/Shkenca kompjuterike; Mjekësi e Përgjithshme (Kimi); Gjuhë Angleze; Shkenca Politike; Filozofi; Sociologji.
Në njoftim thuhej se trajnimet janë falas dhe të interesuarit do të mund të paraqiteshin në zyrat e degës së Vetëvendosjes në Podujevë. Aty ishin lënë edhe numrat e telefonit për të gjithë të interesuarit, shkruan Insajderi.
Gazeta ka kërkuar interpretim nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) nëse trajnime të tilla janë të lejueshme.
Nga përgjigjja e MAShT-it del se legjislacioni në fuqi nuk i jep të drejtë degës së Vetëvendosjes të bëjë organizime të tilla.
“Në bazë të legjislacionit në fuqi subjektet politike nuk kanë të drejtë të organizojnë trajnime për përgatitje të provimit pranues në fakultete të Universitetit të Prishtinës dhe jo vetëm, sepse organizatorët e trajnimeve duhet të kenë të licencuara dhe akredituara programet e tyre të trajnimeve”, thuhet në përgjigjen e MAShT-it.
Insajderi gjithashtu ka kërkuar sqarim edhe nga Universiteti i Prishtinës, për të cilin dega e VV-së në Podujevë po përgatiste maturantët, por nuk kanë kthyer përgjigje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje