LAJMI I FUNDIT:

Pacienti i bie kitarës dhe përdor telefonin, derisa po operohej në tru (Video)

Pacienti i bie kitarës dhe përdor telefonin, derisa po operohej në tru (Video)

Taskin Ibna Ali i ka rënë kitarës dhe përdorte telefonin, teksa ndodhej në tavolinën e operimit në një spital të Indisë.

Muzikanti 31-vjeçar, që po operohej në tru, u detyrua të kryente këto veprime, në mënyrë që kirurgët të monitorojnë rikuperimin e lëvizshmërisë në gishtat e tij, transmeton Telegrafi.


Inxhinieri dhe kitaristi nga Dhaka, kishte një çrregullim nervor, si pasojë e së cilës fillimisht nisi t’i mpihej gishti i mesëm i dorës së majtë. Brenda një viti, humbi ndjenjat mbi të gjithë gishtërinjtë e asaj dore.

Mundësia tij për të luajtur në kitarë humbi për 80 për qind, duke ia pamundësuar vazhdimin e karrierës.

“Është një çrregullim i rrallë, që i prekë vetëm një për qind të kitaristëve. Intervenimi ishte i komplikuar dhe u desh të bënim shumë kujdes” ka thënë kirurgu kryesor i operimit.

Pas operimit, ai ktheu ndjeshmërinë në të gjithë gishtërinjtë, por ende nuk e ndjen si duhet gishtin e tretë. Tretmanët të cilëve do t’i nënshtrohet në të ardhmen, pritet t’ia rikuperojnë edhe atë, në mënyrë që të vazhdojë karrierën si duhet. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Interesante
Nëna e gjashtë fëmijëve që jeton në banesën dy dhomëshe, tregon në TikTok si ia del t’i sigurojë të gjithëve hapësirë për të fjetur

Nëna e gjashtë fëmijëve që jeton në banesën dy dhomëshe, tregon në TikTok si ia del t’i sigurojë të gjithëve hapësirë për të fjetur

Interesante
Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale

Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale

Fun
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Interesante
Rrufeja godet majën e vullkanit - shikoni videon mahnitëse nga Guatemala

Rrufeja godet majën e vullkanit - shikoni videon mahnitëse nga Guatemala

Interesante
Ulet mbi shpinën e aligatorit në një përpjekje për ta lidhur atë - zvarraniku e hudh në tokë

Ulet mbi shpinën e aligatorit në një përpjekje për ta lidhur atë - zvarraniku e hudh në tokë

Interesante
Kalo në kategori