Me moton “E Ardhmja për të Ardhmen”, kompania “Al Trade Center”, shënoi Ditën Ndërkombëtare të fëmijëve “1 Qeshori”, me mbjelljen e disa fidanëve në tri komuna të Kosovës.
Pronari i “Al Trade Center”, Sokol Gashani në një prononcim për Telegrafin ka thënë se kanë përzgjedhur pikërisht këtë ditë pasi fëmijët janë dhurata më e çmuar në jetë.
Ai tha se mbjellja e këtyre fidanëve në komunat Drenas, Fushë Kosovë dhe Prishtinë u është bërë si simbolikë e kësaj kompanie që ushtron veprimtarinë e saj biznesore në këto vende .
“Sot është dita e fëmijëve më e madhja dhe më e vlefshmja. Në këtë ditë kemi përzgjedhë që të ndajmë një donacion për hir të tyre që të bëjmë një shenjë të mirë në tri komuna ku edhe ne kryesisht e zhvillojmë veprimtarin tonë, si në komunën e Drenasit, Fushë Kosovë dhe në Prishtinë. Prej themelimit të kompanisë jemi mundu që buxhetin e parë që e kemi pasur ta ndajmë për fëmijët, për edukimin e studentit pasi është investimi më i mirë që mund të bëjë një njeri apo një kompani”, ka thënë Gashani.
Në Prishtinë mbjellja e fidanëve bashkë me sistemin e ujitjes u bë në parkun “Dardania”, nën praninë e kryetarit të komunës, Shpend Ahmeti si dhe nënkryetarit Selim Pacolli.
Ahmeti falënderoi kompaninë “Al Trade Center”, për kontributin e dhënë në këtë ditë duke shpresuar që edhe kompanitë tjera të ndjekin shembullin e njëjtë.
“ Këtu jemi në mbjelljen e drunjve bashkë me kompaninë ‘Al Trade Cente’, të cilin e falënderojmë shumë. Shpresoj që shembullin e tyre ta ndjekin edhe kompanitë tjera. E veçanta e kësaj është që përveç po mbillen drunjtë kompania “Al Trade Center”, po bën edhe sistemin e ujitjes i cili nuk do të kërkoj që çdo ditë jemi këtu. Jemi këtu më fëmijët e shkollës Dardania, po i mbjellim bashkë këta drunj me qëllim që edhe ata ta kuptojnë rëndësinë e gjelbërimit për një ambient të mirë”, theksoi kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli tha se ende nuk kanë përfunduar aktivitetet e fëmijëve në kryeqytet.
“E kemi qendrën të stërmbushur me fëmijë. Si komunë e Prishtinës normal që çdo vit mundohemi që në çdo aktivitet sado pak të qëndrojmë më afër fëmijëve të cilët janë e ardhmja jonë”, u shpreh Pacolli.
Ndryshe, në komunën e Drenasit fidanët u mbollën në shkollën fillore “ Rasim Kiqina”, ndërsa në Fushë Kosovë, mbjellja e fidanëve u bë në gjimnazin “Hivzi Sylejmani”, dhe në këtë ceremoni morën pjesë fëmijët e institucionit parashkollor “Linda”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker