LAJMI I FUNDIT:

Rezoluta për raportin e progresit përplas PDK-në e VV-në

Rezoluta për raportin e progresit përplas PDK-në e VV-në

​Propozim rezoluta për raportin e progresit pas debatit për këtë çështje, ka përplasur shefin e grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi dhe atë të VV-së, Glauk Konjufca.

Krasniqi tha se propozim rezoluta ka të bëjë me së paku me rezolutë, derisa e ka quajtur manipulim deklarimin e iniciuesi së debatit, Fitore Pacollin.

“Harmonizimi është arritur dje, por mashtrimi është bërë më vonë sepse pasi janë pajtuar përfaqësuesit e grupeve parlamentare këta në mënyrë të njëanshme janë munduar ta imponojnë këtë rezolutë. Qysh e kanë bëtë marrëveshje me LDK-në dhe PSD-në, është çështje tjetër. Me LDK-në po habitëm se me këta jo, se veç në ëndërr mund të shohin ta obligojnë qeverinë për krejt këto pika…kjo nuk është rezolutë, kjo është fontanë dëshirash, këtu janë dhjetë pika, ky është traktat politik, veç rezolutë nuk është”, tha Krasniqi.


Por Konjufca theksoi se nuk e dinë pse duhet me qenë e papranueshme për PDK-në, propozim rezoluta për raportin e progresit, kur aty ka pika qëllimmira.

“Nuk po e kuptoj këtë barrikadim të PKD-së kundër kësaj rezolute, shikoni edhe njëherë pavarësisht çka ka fol Memli, lexojini edhe një herë dhe do të bindeni se janë shumë të mira për Kosovën”, theksoi Konjufca.

Kurse, reagoi shefi i deputetëve të PDK-së, Memli Krasniqi, i cili theksoi se vetëm në dy rate shpërthen.

“Unë kur shpërthej, shpërthej veç ndaj dyfytyrësisë dhe ndaj pafytyrësisë, kështu që reagimi im ishe ndaj pafytyrësisë dhe dyfytyrësisë së përfaqësuesve të juaj në këtë çështje. E dyta, mos manipulo së është e ulët, s’të beson askush me thanë çka ka ky e ai kundër. Këto janë pjesë e programi të qeverisë, i rregullon Qeveria e Kosovës që e ka votuar ky Kuvend dhe janë të përfshira aty. Nuk ju ka mbetur juve të bëni propozime të tilla, së paku jo tash”, u shpreh Krasniqi.

Iu përgjigj edhe Konjufca, i cili përmendi një raport të BE-së, sipas të cilit 90 për qind e aseteve që krijohet nga krimi nuk konfiskohen.

Edhe shefi i deputetëve të Nismës, Bilall Sherifi, reagoi duke thënë se përfaqësuesja e VV-së, manipulojë.

“Thotë që janë kërkuar të hiqen pikat që kanë të bëjnë me punësimin, që do të thotë këta janë kundër punësimit, nuk e tregon arsyen se pse kjo pikë kanë kërkuar mos të përfshihet në rezolutë, e fsheh, do të thotë arsye e përfaqësuesit të Nismës ka qenë se kjo është në program qeveritar, nuk ka kuptim të fusim pika të rezolutës të programit qeveritar. Pra e fsheh të vërtetën e plotë, këtu qëndron manipulimi. E dyta thotë, kanë kërkuar që të hiqet pika që ka të bëjë me sigurimet shëndetësore, prapë këta janë kundër sigurimeve shëndetësore qytetarë dijeni, këtu qëndron manipulimi. E treta kanë kërkuar që të hiqet pika që ka të bëjë me ndërtimin e çerdheve, pra këta janë kundër ndërtimit të çerdheve, këtu qëndron manipulimi”, theksoi Sherifi.

Megjithatë, në fund nuk është votuar kjo propozim rezolutë, pasi nuk ka pasur kuorum. Kjo propozim rezolutë as pas dy herë të hedhjes në votim nuk mori votat e mjaftueshme, meqë nuk votonin 61 deputetë. /KP/