LAJMI I FUNDIT:

Policia në Pejë demanton sulmin ndaj priftit të Kishës Ortodokse në Istog

Policia në Pejë demanton sulmin ndaj priftit të Kishës Ortodokse në Istog

Policia e Kosovës ka demantua lajmin për sulm ndaj priftit S.M të Kishës Ortodokse në Istog, nga radhët e komuniteti serbë.

Policia në Pejë përmes një njoftimi për media ka treguar se S.M ka raportuar se disa persona e kanë sulmuar gjatë udhëtimit në rr.“Motrat Qiriazi”, Zallq- Osojan.

Menjëherë këtij rasti u janë përgjigjur njësitet relevante të Policisë së Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të mësuar të gjitha rrethanat lidhur me rastin.


“I dyshuari B.K.1984 është shoqëruar dhe është intervistuar ne stacionin policor Istog, hetuesit kanë intervistuar edhe dëshmitarët e rastit në fjalë. Derisa i dyshuari ishte pranë shtëpisë së tij në rrugë duke ngarkuar mjetet e punës së bashku me punëtorët e tij (dëshmitarët), për të shkuar në punë (ndërtimtari), viktima kishte ardhur dhe nga pamundësia që të kaloi kanë filluar të fjalosen me të dyshuarin, me ç’rast i dyshuari dhe dëshmitarët deklarojnë se nuk e kanë goditur në automjet ankuesin por i kanë thënë atij që të vazhdoj rrugën dhe të mos i pengoj në punën e tyre”, thuhet në njoftimin për media.

Më tej thuhet se në koordinim të plotë me prokurorin e Shtetit janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Po ashtu është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit dhe tek i njëjti nuk është gjetur diçka e dyshimtë. Më urdhër të prokurorit të Shtetit i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Pas publikimit të shkrimeve të pavërteta nëpër disa media-portale serbe lidhur me rastin e lartë cekur, Policia e Kosovës për hire të korrektësisë dhe transparencës së vazhdueshme që ka treguar me media dhe opinionin, demanton shkrimet e tilla tendencioze të këtyre mediumeve duke sqaruar më lartë lidhur me rastin e paraqitur në policinë e Kosovës”, përfundon komunikata.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbët paralajmërojnë se nga e premtja do të organizohet bllokadë e të gjitha pikave kufitare

Serbët paralajmërojnë se nga e premtja do të organizohet bllokadë e të gjitha pikave kufitare

Lajme
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Lajme
Si u zbuluan kontejnerët me mbetje toksike në portin e Durrësit, flet drejtori i Rrjetit të Baselit

Si u zbuluan kontejnerët me mbetje toksike në portin e Durrësit, flet drejtori i Rrjetit të Baselit

Lajme
MASHT hap konkursin për 100 bursa për drejtimet deficitare dhe drejtimet teknike

MASHT hap konkursin për 100 bursa për drejtimet deficitare dhe drejtimet teknike

Lajme
​Ish-zëvendësministri: Pagat nuk mund të rriten vetëm për sektorin e arsimit

​Ish-zëvendësministri: Pagat nuk mund të rriten vetëm për sektorin e arsimit

Arsim
Ndodh në Korçë, 86-vjeçari nxjerr gruan nga shtëpia: S’i plotësoja dot nevojat seksuale!

Ndodh në Korçë, 86-vjeçari nxjerr gruan nga shtëpia: S’i plotësoja dot nevojat seksuale!

Lajme
Kalo në kategori