LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Zgjidhja eventuale do të jetë e pranueshme për gjitha bashkësitë etnike

Zaev: Zgjidhja eventuale do të jetë e pranueshme për gjitha bashkësitë etnike

“Jam i bindur se zgjidhja eventuale për çështjen e emrit do të jetë e pranueshme për gjitha bashkësitë etnike në vend. Nuk janë konsultuar të gjithë 100 për qind, por nëse gjendet zgjidhje ajo do të jetë e pranueshme për gjitha etnitë”, tha sot kryeministri Zoran Zaev.

Në seancën në Kuvend për pyetjet e deputetëve, ai tha se dëshiron anëtarësim në BE dhe NATO, por jo me çdo çmim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Janë të rëndësishme të gjitha detajet në procesin negociues, pa u kaluar vijat e kuqe duhet të kemi sukses dhe të marrim ftesë për në NATO dhe datë për bisedimet me BE-në. Nëse zgjidhim çështjen e emrit nuk do të ketë pengesë tjetër për këto dy qëllime strategjike”, tha mes tjerash Zaev.


Ai tha se është i gatshëm që të ndajë të gjitha informacionet për negociatat, pasi sipas tij duhet të ndërtohet konsesus kombëtar./Telegrafi/