LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli dhe Real Madridi në garë për Courtois

Liverpooli dhe Real Madridi në garë për Courtois
Thibaut Courtois (Getty Images)

Portieri i Chelseat, Thibaut Courtois ka futur në ‘luftë’ dy finalistët e Ligës së Kampionëve, Liverpoolin dhe Real Madridin.

Sikurse Liverpooli ashtu edhe Real Madridi janë të interesuar për transferimin e një portieri të ri për sezonin e ardhshëm.

Reds janë duke kërkuar një zëvendësim për Loris Karius pas shfaqjes së tij të tmerrshme në finalen e Ligës së Kampionëve, ndërsa Reali ka kërkuar një zëvendësim për Keylor Navas tash e disa kohë.


Sipas gazetarit të njohur italian Gianluca Di Marzio, dy gjigantët evropianë janë vënë pas një transferimi të mundshëm të portierit belg, Courtois.

Courtois është njëri nga portierët më të mirë në qarkullim (Getty Images)

Courtois, i cili ende nuk është dakord me një zgjatje të kontratës me ekipin nga Stamford Bridge, është shfaqur si një objektiv për të dy klubet.

Gazetari italian gjithashtu raporton se Blutë janë gati të lejojnë që Courtois të largohet nga klubi këtë verë.

Liverpooli po shikon edhe opsione tjera si Gianluigi Donnarumma dhe Alission Becker, ndërsa Reali gjithashtu pëlqen portierin brazilian të Romës dhe David de Gean.

Në anën tjetër, Courtois ka përfunduar gjithashtu edhe në radarin e gjigantëve francezë të Paris Saint-Germain. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

La Liga

"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar

La Liga
Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë

Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi

Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi

Premier League
HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë

HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Pasoja për Viniciusin pas deklaratës së fundit, paralajmërohet largim nga Spanja

Pasoja për Viniciusin pas deklaratës së fundit, paralajmërohet largim nga Spanja

La Liga
Kalo në kategori