LAJMI I FUNDIT:

Dybala: E pabesueshme të luash me Messin, lojtarin më të mirë në histori të futbollit

Dybala: E pabesueshme të luash me Messin, lojtarin më të mirë në histori të futbollit
Messi - Dybala (Getty Images)

Paulo Dybala ka pranuar se Lionel Messi është lojtari më i mirë në historinë e futbollit dhe se vetëm trajnimi me të te Argjentina është diçka ‘e pabesueshme’.

Ishte raportuar më parë se Dybala dhe Messi nuk kishin raporte të mira me njëri-tjetrin, por sulmuesi i Juventusit e bëri të qartë se do të bënte gjithçka që mund për të ndihmuar superyllin e Barcelonës në ndjekjen e lavdisë së Argjentinës.

“Trajnimi me Messin dhe mundësia për ta parë atë çdo ditë është e pabesueshme sepse mësoni shumë nga cilësia që ai ka”, ka thënë fillimisht Dybala për Cadena 3.


“Të gjithë duam të kurorëzohemi me titullin kampionët e botës”.

Messi dhe Dybala së bashku në një ndeshje të Argjentinës

“Nuk do të jetë e lehtë, por ne kemi lojtarin më të mirë në historinë e futbollit dhe ne do të bëjmë gjithçka për të arritur atë”.

“Kemi dëshirë të madhe për të ndihmuar Leon të arrijë diçka që do të ishte e mrekullueshme për të gjithë”.

“Do të përpiqemi ta ndihmojmë kudo që të jemi në fushë”.

“Duke pasur lojtarin më të mirë në historinë e futbollit në skuadrën tonë, ëndrra është shumë e madhe. Është ëndrra e të gjithëve për t’u kurorëzuar kampionët e botës”, përfundoi ylli i Juventusit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Pamje të tmerrshme, futbollistët e Prizrenit sulmohen brutalisht nga Deçani dhe tifozëria e tyre

Pamje të tmerrshme, futbollistët e Prizrenit sulmohen brutalisht nga Deçani dhe tifozëria e tyre

Kosovë
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Ndërkombëtare
Veprim skandaloz nga trajneri: Ndërpret aksionin e skuadrës kundërshtare

Veprim skandaloz nga trajneri: Ndërpret aksionin e skuadrës kundërshtare

Ligat tjera
Një sulmues pak i njohur ka shënuar më shumë gola se Mbappe, Kane dhe Haaland në 2024

Një sulmues pak i njohur ka shënuar më shumë gola se Mbappe, Kane dhe Haaland në 2024

Ndërkombëtare
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori