Në Londër ekziston konsensusi mbi faktin që dasma e Princit Harry dhe Meghan Markle, të shtunën e kaluar më 19 maj në “Windsor”, ka qenë një sukses i vërtetë nga të gjitha këndvështrimet: çifti, familja mbretërore, mediet, e mbi të gjitha ekonomia.
Ekonomia britanike, me sa duket do të fitojë jo pak, por 1.2 miliardë stërlina këtë vit, sipas “Brand Finance”, që është marrë me parashikimet para dasmës dhe me përllogaritjet pas saj.
Edhe violinçelisti dhe këngëtarët e korit po përballen me të ardhura rekord pas dasmës. 19-vjeçari Sheku Kanneh-Mason, i zgjedhur personalisht nga princi Harry, pasi luajti në kishën e Shën Xhorxhit, para Mbretëreshës dhe të ftuarve, ka njohur një ngjitje në klasifikim. Albumi i tij është i pari në zhanrin e muzikës klasike për vitin 2018. Disku i tij ka lënë pas edhe rekordin e Julian Lloyd Webber, në vitin 1990.
Edhe predikuesi amerikan, Majkëll Kërri, që mori fjalën para një audience planetare në dasmën mbretërore, tani është një yll mediatik. Sipas përllogaritjeve, “Windsor” ka fituar në total 1.5 milionë stërlina më shumë, falë “Po”-së mbretërore.
Kjo dasëm do të lërë pas, për sa u takon fitimeve, edhe atë të William dhe Kate Middleton. Kjo, për faktin se Princi William, që është trashëgimtar i fronit pas Princit Charles, për dasmën e tyre në vitin 2011 u dha një ditë pushim dhe rezultati ishte 1.5 miliard stërlina prodhim më pak për ekonominë britanike.
Ata që pretendojnë se dasmat mbretërore nuk i sjellin përfitime ekonomisë, përmendin pikërisht rastin e dasmës së William dhe Kate. Sidoqoftë, edhe në vitin 2011, humbja u kompensua nga biznesi që shoqëroi shfaqjen. Por, këtë radhë, dasma mbretërore u mbajt të shtunën dhe nuk pati nevojë të humbeshin miliarda stërlina prodhim. Ndaj, kjo e bën më të dukshëm rezultatin pozitiv në fund të llogarive. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
“Edhe atëherë kishte media të lira”, Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj