LAJMI I FUNDIT:

Janjiq: Dialogu i brendshëm për Kosovën është rrënuar, Vuçiq mbeti i vetmuar

Janjiq: Dialogu i brendshëm për Kosovën është rrënuar, Vuçiq mbeti i vetmuar

Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq, ka deklaruar se dialogu i brendshëm për Kosovën është rrënuar, sepse nuk është arritur objektivi bazë i përcaktuar, me përfshirjen sa më të gjerë të akterëve me idenë që të  arrihet konsensus i përgjithshëm në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, duke shtuar se para se Presidentit Aleksandar Vuçiq, është një detyrë e vështirë dhe se ka mbetur i vetmuar.

Në një prezantim të raportit mbi monitorimin e dialogut të brendshëm për Kosovën, siç raporton VoA (edicioni në serbisht), Janjiq ka thënë se dialogu i brendshëm në Kosovë, u rrënua për shkak se ai nuk solli te qëllimi, që ishte vendosur nga Vuçiq, kur ai e kishte filluar jo zyrtarisht rreth një vit më parë me një tekst në media.


Sipas Janjiqit, është e vërtetë kur Vuçiq thotë, në fjalimin e tij me Raportuesin e Parlamentit Evropian për Serbinë, David McAllister, se autoritetet serbe i pret një proces i vështirë, përcjell Telegrafi.

“Ai po përballet me një rezultat në dialogun e brendshëm, i cili favorizon status quo-n ose ndarjen. Këto padyshim nuk janë opsionet që mund të kalojnë”, tha Janjiq.

Ai thotë se kjo nuk mund të ndodhë, qoftë nuk shkaku se nuk është në interes të Serbisë status quo, qoftë edhe nga shkaku se ndarja, e cila në një fazë mund të përfshijë shkëmbimin e territorit, shihet qartë se është e papranueshme për palën kosovare dhe akterët e  tjerë.

Ai tha se “është një detyrë e vështirë, siç ka thënë edhe Vuçiq, të binden qytetarët për të pranuar atë që ishte në dorë, e ky ishte: normalizimi i marrëdhënieve, por që u injorua në dialogun e institucionalizuar”.

Janjiq ka thënë se Vuçiq, si negociator, nuk ka marrë mbështetjen as në koalicionin qeverisës, edhe pse deklarativisht askush nuk e kundërshtoi, duke shtuar se ai “Daçiq dhe Vulin nuk e kanë ndihmuar fare”.

“Objektivisht, ky është problemi, shkaku i të cilit ne themi se ka pasur një rrënim (të dialogut)”,  tha Janjiq.

Janjiq tha se në dialog nuk flitej për nevojat, por për interesat.

“Ne duhet të përpiqemi të kthehemi në atë që e kishim pothuaj në dorë, e ky është normalizimi i marrëdhënieve”, tha Janjiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Lajme
Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Lajme
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Kalo në kategori