LAJMI I FUNDIT:

Era Istrefi për FIFA-n pas publikimit të këngës së botërorit: Përvojë e pabesueshme dhe emocionuese

Era Istrefi për FIFA-n pas publikimit të këngës së botërorit: Përvojë e pabesueshme dhe emocionuese

Era Istrefi, Will Smith dhe Nicki Jam kanë sjell këngën që i dedikohet botërorit të futbollit.

“Live it Up” është një këngë me ritme verore, e cila i përshtatet pikërisht një gare të futbollit. Projekti është prodhuar nga top producenti, Diplo.


Këngëtarja jonë këndon në gjuhën angleze, kurse në refren spikat me zërin atraktiv duke dominuar në tërësi këtë projekt.

Për Federatën Botërore të Futbollit ka folur edhe këngëtarja jonë, istrefi e cila duket se është ndarë kënaqur me bashkëpunimin me Smithin dhe Jam.

“Duke qenë pjesë e këngës zyrtare të Kupës Botërore ka qenë një përvojë e pabesueshme dhe emocionuese deri tani. Duke punuar së bashku me artistë të talentuar si Diplo, Will Smith dhe Nicky Jam, për të cilët kam vetëm admirim të madh, bashkëpunimi ka qenë i mahnitshëm dhe shumë argëtues. Unë jam një tifoz e madh e futbollit, kështu që mezi po pres që të nisë Kupa e Botës”, pohoi bukuroshja jonë.

Gjithashtu edhe aktori hollivudian Smith ka pohuar se ishte një përvojë e mirë dhe është ndarë i kënaqur prej bashkëpunimit me Erën dhe Jamin.

“Është një nder i madh kur të kërkohet të këndosh në Kupën e Botës 2018. Kjo ngjarje globale mbledh njerëzit nga e gjithë bota së bashku për të përjetuar gëzime, qeshje dhe magjinë. Bashkëpunimi me Nickyn, Diplo dhe Erën në këtë rrugë përfaqëson harmoni, shije eklektike dhe zhanre të ndryshme muzikore që vijnë së bashku. Në fund të ditës, thjesht duam të shohim vallëzime dhe lumturi në sytë e njerëzve”, tha aktori i njohur me famë botërore.

Actor Will Smith dhe Era Istrefi

hilippe Le Floc’h , kryeshef i FIFA-s, pohoi se muzika dhe sporti krijojnë sinergji të paparë duke nxitur ndjenjat e tifozëve në mbarë globin.

“FIFA dhe Sony Music gëzojnë një bashkëpunim të suksesshëm në Programin Zyrtar të Muzikës për vite me radhë. Sinergjia midis futbollit dhe muzikës është e habitshme, duke nxitur ndjenjat e tifozëve anembanë globit. Kjo këngë – me një seri të klasit botëror të denjë për shfaqjen më të madhe në Tokë – mishëron gëzimin dhe unitetin, ku njerëzit në të gjithë botën do ta ndajnë gjatë Kupës Botërore të 2018”, tha Philippe Le Floc’h .

Ky është suksesi i radhës i madh për Era Istrefin, e cila krijoi njohje ndërkombëtare me projektin “BonBon”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Si kurrë më parë, e dashura e Robertit me poza provokuese në Instagram - shfaq linjat e përkryera dhe belin e hollë

Si kurrë më parë, e dashura e Robertit me poza provokuese në Instagram - shfaq linjat e përkryera dhe belin e hollë

Magazina
“Romeo fallco, Heidi hap sytë” – Piloti i BBVA zbulon se kush dërgoi dronin që tronditi çiftin

“Romeo fallco, Heidi hap sytë” – Piloti i BBVA zbulon se kush dërgoi dronin që tronditi çiftin

Magazina
Ylli i “Victoria’s Secret” Shanina Shaik, shfaq fizikun e saj mbresëlënës në bikini, teksa shkon në një festival

Ylli i “Victoria’s Secret” Shanina Shaik, shfaq fizikun e saj mbresëlënës në bikini, teksa shkon në një festival

Magazina
“Kontrata duhet respektuar” – Jetmirin e kap frika e produksionit, pas deklaratave që kishte dhënë?

“Kontrata duhet respektuar” – Jetmirin e kap frika e produksionit, pas deklaratave që kishte dhënë?

Magazina
Banori i ri interesohet për vajzat e shtëpisë, Françeska: Edhe njëherë, unë jam e martuar

Banori i ri interesohet për vajzat e shtëpisë, Françeska: Edhe njëherë, unë jam e martuar

Magazina
Kalo në kategori