LAJMI I FUNDIT:

Scholes: Nëse Pogba nuk është i lumtur, le të largohet nga Unitedi

Scholes: Nëse Pogba nuk është i lumtur, le të largohet nga Unitedi
Paul Pogba (Getty Images)

Paul Scholes e ka kritikuar edhe një herë mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogban.

Mesfushori francez u transferua në verën e vitit 2016 nga Juventusi për një shifër rekord prej 105 milionë eurosh.


Megjithatë, Pogba ka qenë larg formës së treguar tek Zonja e Vjetër dhe shpeshherë ka qenë pjesë e kritikave, sidomos nga legjendat e Unitedit.

Scholes nuk i ndal kritikat ndaj Pogbas: Nuk ka respekt për trajnerin dhe bashkëlojtarët, duhet të largohet
Lexo po ashtu Scholes nuk i ndal kritikat ndaj Pogbas: Nuk ka respekt për trajnerin dhe bashkëlojtarët, duhet të largohet

“Sapo të kalojë sezoni dhe lojtarët takohen me skuadrat e tyre kombëtare, ka gjithmonë ka disa komente”, ka thënë fillimisht Scholes për TalkSport.

Pogba kritikohet vazhdimisht për formën e dobët tek Unitedi (Getty Images)

“Por shikoni, nëse lojtarët nuk janë të lumtur, le të largohen. Kjo është gjithmonë mënyra se si ndihem për këtë”.

“Pogba ka qenë në rregull vetëm këtë sezon për një lojtar të kualitetit të tij”.

Pogba: Gjykohem ndryshe nga të tjerët
Lexo po ashtu Pogba: Gjykohem ndryshe nga të tjerët

“Ka ende kohë. Ai ka është tek United vetëm që dy vite dhe është ende një lojtar i ri”.

“Le të shpresojmë se në sezonin e ardhshëm ai do të prodhojë më shumë formën e tij sa ishte te Juventusi”, përfundoi legjenda e Unitedit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori