Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë ka vizituar Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës (AACK), ku u takua me drejtorin e përgjithshëm të AACK-së, Driton Gjonbalaj dhe personelin e AACK-së.
Në takim u bisedua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në mes të këtyre dy institucioneve në shërbim të funksionimit të harmonizuar mes ministrisë, si përgjegjëse për rregullimin ekonomik të aviacionit civil dhe agjencisë, si përgjegjëse për sigurinë ajrore dhe fizike të aviacionit civil në vend.
Sipas kumtesës dërguar nga Ministria e Infrastrukturës, ministri Lekaj ka thënë se “AACK duhet të avancojë në ofrimin e shërbimeve dhe marrjen e përgjegjësive shtesë që i takojnë në fushën e aviacionit civil, si dhe në avancimin e resurseve profesionale, në mënyrë që edhe aty ku ka sfida, të tejkalohen me profesionalizëm dhe në shërbim të qytetarëve dhe të vendit tonë”, përcjell Telegrafi.
Lekaj ka treguar gatishmërinë e ministrisë së Infrastrukturës për përkrahje.
Drejtori i përgjithshëm i AACK-së, Driton Gjonbalaj, ka shprehur gatishmërinë e institucionit që drejton, për thellim të bashkëpunimit dhe veprimeve për anëtarësim të AACK-së në organizatat ndërkombëtare të aviacionit civil, si ai i ICAO-së, duke kërkuar edhe përkrahjen e ministrit Lekaj.
Në këtë takim u bisedua edhe për normalizimin e hapësirës ajrore, ku u tha se ky proces nuk do të ndalet deri në normalizimin e plotë të hapësirës ajrore të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City