Kosova ka arritur që përmes dialogut të Brukselit të vë drejtësi dhe të vendosë kufirin në pjesën veriore, duke kthyer autoritetet shtetërore në atë pjesë.
Kështu deklaroi ish-negociatorja në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri në konferencën ”Fuqizimi i Grave në Politikë”, organizuar nga Qendra për Trajnime dhe Studime Gjinore, ku është folur për rëndësinë dhe rolin e gruas në jetën politike.
Tahiri tha se dialogu në Bruksel ka qenë shumë i përfolur dhe ka pasur suksese të shumta, ndërsa të cilat tha se Kosova ka arritur ta shtrijë sovranitetin me institucionet e saj shtetërore në veri, të cilat nuk kanë qenë përpara dialogut.
“Ky dialog i shumëpërfolur, me paradokse dhe kundërshti ka arritur suksese të mëdha me integrimin e pjesës veriore të Kosovës në sistemin shtetëror, juridiko-kushtetues të Kosovës. Ka arritur që Kosova të shtrijë sovranitetin në pjesën Veriore me institucionet shtetërore që nuk kanë qenë para dialogut. Ne të gjithë e dimë se kur përfundoi lufta, në saje të disa lëshimeve të UNMIK-ut, në një mënyrë Serbia arriti të vë disa struktura paralele në veri dhe të manipulojë me një pjesë serbe duke i futur në ato struktura. Pikërisht ishte ky dialog i Brukselit për 7 vite që vazhdon edhe tash, që ne arritëm t’i shuajmë strukturat paralele të Serbisë në fusha relevante, siç është policia paralele serbe, doganat paralele serbe”, tha Tahiri.
Ish-negociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, vlerësoi se për një paqe të qëndrueshme gratë duhet të kenë një rol qendror në pozita udhëheqëse, por edhe në nivelet tjera.
Tahiri tha se me vendosjen e saj në krye të negociatave me Serbinë, Kosova ka dhënë një shembull shumë të mirë për rëndësinë e rolit të femrës në çështje të mëdha.
“Besoj në të ardhmen ky raport ndryshon, sidomos në fazën finale të këtij dialogu të Brukseli, ku pritet të finalizohet me njohjen reciproke mes dy shteteve. Paqen e kemi por për të arritur paqene qëndrueshme, kemi shumë punë, deri te pajtimi mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë kemi shumë punë”, tha Tahiri.
Ndërsa Driton Lajçi, këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Kosovës tha se dialogu Kosovë-Serbi është i rëndësishëm për harmoninë ndëretnike, ndërsa bëri thirrje që të shtohet bashkëpunimi mes shqiptarëve dhe serbëve.
“Dialogu Kosovë-Serbi është i rëndësishëm për normalizimin e raporteve ndërmjet dy shteteve, siç thuhet tash me marrëveshje të dyanshme obligative të karakterit ligjor. Mirëpo, shumë të rëndësishme janë edhe raportet brenda nesh. Komunikimet dhe raportet tona brenda, pajtimi jonë me serbët është gjithashtu i një rëndësie të veçantë. Prandaj ne nga perspektiva jonë, inkurajojmë bashkëpunim ndërmjet universiteteve, organizatave rinore dhe studentore, mësimin e gjuhës së njëri-tjetrit, heqja e paragjykimeve të cilat janë ndër kundërshtarët tonë më të mëdhenj”, tha Lajçi.
Ai foli edhe për rrugën e integrimit në BE me ç’rast tha se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, mbetet i përkushtuar që Kosova të përmbushë rekomandimet që dalin nga raporti i progresit të Komisionit Evropian.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe