LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e Oliver Ivanoviqit, dikush thotë se “kamerat ishin ndalur për 12 ditë, filluan të punojnë vetëm 10 minuta pas vrasjes”

Vrasja e Oliver Ivanoviqit, dikush thotë se “kamerat ishin ndalur për 12 ditë, filluan të punojnë vetëm 10 minuta pas vrasjes”

Prokuroria në Prishtinë tha se kamera në selinë e Iniciativës Qytetare Serbe nuk kanë të regjistruar asgjë, sepse në kohën e vrasjes së Ivanoviqit nuk kanë punuar.

Kështu së paku sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, ka thënë bashkëpunëtorja e Ivanoviqit, Ksenija Bozoviq.


Sipas saj, kamerat kanë filluar të punojnë 10 minuta pas vrasjes dhe kanë regjistruar vetëm ambulancën që erdhi pas thirrjes së bërë, pasi ishte qëlluar Ivanoviq.

“Nga përfaqësuesit ndërkombëtarë, KFOR-i dhe prokurori kuptova se kamerat në lokalet tona në nga pjesa ku ishte vrarë Oliveri nuk kanë punuar për 12 ditë, që nga 4 janari dhe janë vënë në funksion më 16 janar, dhjetë minuta pas vrasjes, kur ajo regjistroi një ambulancë”, citohet të ketë thënë Bozoviq për Beta, duke përcjellë atë që i ishte thënë në prokurori.

Ndërkohë, po sipas mediave serbe, shefi i Operacioneve të Policisë së Kosovës, Zhelko Bojiç, ka thënë se policia hoqi videot nga kamerat e sigurisë dhe të gjitha materialet e mbledhura në vendin e ngjarjes, dhe se ato janë dërguar për trajtim të mëtejshëm në Prishtinë.

Vrasja e Oliver Ivanoviqit ka ndodhur më 16 janar të vitit 2018, rreth orës 8 e 15 të mëngjesit – në afërsi të zyrës së tij në Mitrovicë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori