LAJMI I FUNDIT:

Dedaj përfshihet në debatin për vizat: Jo Lutë, LDK nuk mund ta sjell liberalizimin e vizave

Dedaj përfshihet në debatin për vizat: Jo Lutë, LDK nuk mund ta sjell liberalizimin e vizave

Pas akuzave të kryeministrit Haradinaj se LDK po punon kundër liberalizmit të vizave dhe kundërpërgjigjes së nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, në këtë debat është përfshirë edhe zv/ministri Gjergj Dedaj.

Dedaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se liberalizimin e vizave e arrijnë institucionet e Kosovës në bashkëpunim me Bashkimin Evropian, e jo LDK-ja.

Postimi i plotë i Dedajt:


“Jo Lute, LDK nuk mund ti sjelle vizat!

-Vizat i arrijne institucionet e Kosoves me institucionet e Bashkimit Europian!

Partite politike te Kosoves, nuk mund t’a bejne liberalizimin e vizave, ato mund ta ndihmojne dhe lehtesojne kete proces, te grupimet simotra politike te Europes, nese kane bashkepunim dhe jane te antarsuara, siq e bene PLK brenda grupit te ALDE, tani e 25 vite!

Liberalulizimin e vizave e arrijne institucionet shteterore te Republikes se Kosoves ne koordinim me institucionet e Bashkimit Europian!

Prandaj, vizat nuk i sjelle as LDK dhe as PLK !” (sic.), ka shkruar Dedaj.

Haradinaj në një intervistë për RTK të shtunën ka thënë se dyshon që LDK po dërgon mesazhe jo të mira për Kosovën në Evropë sa i përket liberalizimit të vizave.

Haradinaj: LDK po punon kundër liberalizimit të vizave
Lexo po ashtu Haradinaj: LDK po punon kundër liberalizimit të vizave

Ndërsa, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri i ka thënë Haradinajt se “pengesat i ke brenda qeverisë dhe partner e tuaj qeverisës. Aty kërkoje fajtorin e agjendën shtetformuese dhe integrimet euroatlantike”. /Telegrafi/

Haziri i kundërpërgjigjet Haradinajt për liberalizimin e vizave: Pengesat i ke brenda Qeverisë
Lexo po ashtu Haziri i kundërpërgjigjet Haradinajt për liberalizimin e vizave: Pengesat i ke brenda Qeverisë

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Lajme
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Lajme
Kalo në kategori