LAJMI I FUNDIT:

Sigal Prishtina mposht Bashkimin, shpreson në rikthim

Sigal Prishtina mposht Bashkimin, shpreson në rikthim

Sigal Prishtina e ka ngushtuar diferencën e fitoreve përballë Bashkimit duke triumfuar me rezultat 88-77 në ndeshjen e tretë të serive finale të ‘play-offit’.

Kryeqytetasit e nisën mirë sfidën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve duke qenë bindës në çerekun e parë (24:12).


Mirëpo, në dhjetëminutëshin e dytë, mysafirët u rikthyen (22:32) për ta ngushtuar rezultatin, ashtu që kur skuadrat shkuan në pushim, epërsia e vendasve ishte vetëm dy pikë (46-44).

Sidoqoftë, në vazhdim, bardhekaltrit u treguan më të vendosur për fitore dhe shënuan katër pikë më shumë se kundërshtari në pjesëlojën e tretë (21:17).

Edhe në çerekun e fundit, paraqitja e nikoqirëve ishte më e mirë (21:16), ashtu që e fituan sfidën me avantazh prej 11 pikësh.

Në këtë mënyrë, Sigal Prishtina e ka ngushtuar diferencën e fitoreve në 2-1 dhe e ka penguar Bashkimin që të shpallet kampion.

Seria finale e ‘play-offit’ zhvillohet me pesë ndeshje dhe skuadra që regjistron tri fitore shpallet kampion.

Ndeshja e ardhshme zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren dhe Bashkimi do ta ketë mundësinë të shpallet kampion para tifozëve të vet në rast se fiton.

Nga ana tjetër, Sigal Prishtina do të përpiqet ta barazojë serinë e fitoreve për ta kërkuar titullin në ndeshjen e pestë në kryeqytet.

Bardhekaltrit kërkojnë trofeun e 12-të që nga paslufta, ndërsa prizrenasit janë në kërkim të trofeut të parë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori