LAJMI I FUNDIT:

Bebeto: Me Neymarin, Reali do të ishin të pamposhtur

Bebeto: Me Neymarin, Reali do të ishin të pamposhtur
(Getty Images)

Ish-reprezentuesi brazilian, Bebeto, ka thënë se nëse Real Madridi nënshkruan me Neymarin nga Paris Saint-Germain ata do të ishin “të pamposhtur”.

Sulmuesi 54-vjeçar, i cili fitoi famë në Spanjë pasi kaloi katër vjet në Deportivo la Coruna midis viteve 1994 dhe 1996, ishte në qendër të Madridit për një ngjarje reklamuese.

Gjata asaj ngjarje, Bebeto foli me gazetarët dhe sigurisht që temë diskutimi ishte Real Madridit, por edhe ylli brazilian Neymar.


Neymar ka marrëveshje personale me Real Madridin
Lexo po ashtu Neymar ka marrëveshje personale me Real Madridin

Ylli brazilian është duke u lidhur me një transferim te Real Madridi dhe sipas mediave të shumta sulmuesi dhe Mbretërit tashmë kanë edhe marrëveshje.

Neymar gjatë një ndeshje ndaj Real Madridit (Getty Images)

“Real Madridi ka një ekip të madh dhe një histori mbresëlënëse, kështu që një lojtar si Neymar, i cili është ndryshe, do të kishte një vend në atë skuadër”, ka thënë fillimisht Bebeto.

“Do të jetë e vështirë për të që të largohet nga PSG dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë, por nëse Madridi do të nënshkruajë me atë atëherë ata do të jenë një ekip i pamposhtur”, përfundoi legjenda braziliane.

Marcelos do t'i pëlqente shumë tranferimi i Neymarit
Lexo po ashtu Marcelos do t'i pëlqente shumë tranferimi i Neymarit

Përveç Bebetos, shumë brazilianë tjerë e kanë sponsorizuar transferimin e Neymarit te Real Madridit.

Ish-sulmuesi i Realit, Robinho, por edhe mbrojtësi i tanishëm, Marcelon, janë disa nga emrat që duan transferimin e yllit të PSG-së në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Serie A
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Ndërkombëtare
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Premier League
Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Serie A
Kalo në kategori