Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Rektorin e UP-së, Marjan Dema, për angazhimin në punë praktike, për 200 studentë, për një periudhë tre mujore.
Reçica tha se në kuadër të bashkëpunimit të mirë me UP-në, po konkretizojmë marrëveshjen e cila do të bëjë të mundur angazhimin e 200 studentëve në punë praktike.
“Në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës, Agjencinë e Punësimit dhe Qendrat e Aftësimit Profesional, studentëve që kanë përfituar nga kjo marrëveshje ju ofrohet një mundësi e mirë që të demonstrojnë edhe në praktikë pjesën teorike të mësuar gjatë studimeve. Bashkëpunimi ynë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, jo vetëm si një premtim, por edhe në projekte konkrete”.
Ai shtoi se, me qëllim të zbutjes së papunësisë, duhet të bashkërendohen aktivitetet dhe të thellohet bashkëpunimi jo vetëm me institucionet relevante publike, por edhe me bizneset, në harmoni me nevojat e tregut të punës.
Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje mori pjesë edhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, cili theksoi se sfidat më e rëndë e universitetit, është në përgatitjen e kuadrove.
“E di që keni vështirësi të mëdha, por ne do t’u qëndrojmë pranë duke ofruar mbështetje, në rend të parë duke forcuar autonominë e UP-së. Qeveritë shkojnë në vijnë, e institucionet mbesin. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen. Unë nuk bëj krahasime me të kaluarën, se cila qeveri ka bërë më shumë apo më pak në këtë drejtim, por ne jemi këtu për të ofruar përkrahje të pa rezervë në arritjen e qëllimeve tona të përbashkëta”, tha Limaj.
Marrëveshjen e ka përshëndetur edhe Rektori i UP-së, Marjan Dema, i cili këtë marrëveshje e cilësoi shumë të rëndësishme në përgatitjen e studentëve dhe brezit të rinj që krahas dijeve teorike, të bëhen pjesë e zhvillimit të Kosovës edhe përmes angazhimit në punë praktike dhe t’i përgjigjen kërkesave dhe nevojave të tregut të punës.
Në ceremoninë, e nënshkrimit të marrëveshjes mori pjesë edhe Ministri i Arsimit të Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi. Ai tha se bashkëpunimi i institucioneve do të vazhdojë edhe në të ardhmen me UP-në duke pasuruar edhe më tutje format e bashkëpunimit. Bytyqi premtoi se në të ardhmen e afërt, një marrëveshje e tillë me UP-në do të nënshkruhet edhe MASHT-in. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Një jetë e re, një fillim i ëndrrave - Kompleksi Linda Premium Residence
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë