LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë trofe me Atletico Madridin, Simeone në histori të klubit

Gjashtë trofe me Atletico Madridin, Simeone në histori të klubit

Trajneri Diego Simeone është duke e festuar trofeun e gjashtë me Atletico Madridin. 

Pas tre sezoneve, pavarësisht se konkurronin me më të mirët, ata nuk kishin arritur të fitonin asnjë trofe, deri erdhi momenti i finales së Lyonit.


Ajo që dukej si një fatkeqësi në dhjetor, kur u eliminuan nga Liga e Kampionëve, ka përfunduar në festë.

Simeone e pa Ligën e Evropës si një mundësi të re dhe të mirë pasi ekipi i tij ishte favoritë e qartë.

Diego Simeone (Getty Images)

El Cholo ka fituar tre tituj kombëtarë (një LaLiga, një Kupë të Mbretit dhe një Superkupë spanjolle) dhe tre tituj evropianë (dy liga të Evropës dhe një Super Cup evropiane).

Ai do të luftojë për të fituar të shtatin, në Superkupën Evropiane, në gusht.

Me gjashtë titujt e tij si trajner i Atleticos, Simeone tani është në nivelin e Luis Aragones, i cili fitoi një Ligë, tre Kupat, një Super Cup të Spanjës dhe një Kupë Interkontinentale.

Simeone duke festuar triumfin së bashku me familjen e tij (Getty Images)

Përveç kësaj, Atletico ka arritur dy finale të Ligës së Kampionëve (të humbura Real Madridi) dhe një Super Cup të Spanjës nga Barcelona.

Me Simeonen në krye, Loc Cholchoneros mbeten një skuadër e fortë dhe konkurruese dhe plotësisht e meritojnë trofeun e fituar. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

Serie A
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përfaqësueset
Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Boks
Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori