LAJMI I FUNDIT:

Gol spektakolar nga gjysmëfusha prej New York Cosmos në kategorinë e katërt të Amerikës

Gol spektakolar nga gjysmëfusha prej New York Cosmos në kategorinë e katërt të Amerikës

Klubi i New York Cosmos nuk është më atraksioni që ka qenë dikur.

Kjo për shkak se dikur skuadra më e famshme e New Yorkut tash bën pjesë në kategorinë e katërt amerikane, National Premier League Soccer, pa ndonjë yll të madh në skuadër.


Por, kjo skuadër di edhe tash të ketë nganjëherë momentet e veta mjaft tërheqëse.

Dhe për këtë është siguruar Rafael Garcia (dikur pjesë e LA Galaxy) i cili shënoi golin e dytë të ndeshjes ndaj Brooklyn Italians.

Garcia i kishte dhënë Cosmosit epërsinë me një goditje prej jashtë zonës, por që u barazua nga italianët vetëm pak minuta më vonë.

Por, menjëherë pasi ri-filloi loja nga mesi i fushës, ishte Garcia ai që lansoi një goditje fantastike prej vijës së gjysmës së fushës për të rikthyer epërsinë… brenda pak sekondave!

Portieri duket se ishte i përgjumur në këtë moment dhe nuk ja doli që të intervenojë në këtë rast.

Vërtet një gol i shpejt dhe spektakolar, i cili rrallë shihet në futboll. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori