LAJMI I FUNDIT:

Pas shkëmbimit të grushtave e shqelmave në Massachusetts, njëri nxjerr revolen dhe e qëllon në këmbë burrin tjetër (Video, +18)

Pas shkëmbimit të grushtave e shqelmave në Massachusetts, njëri nxjerr revolen dhe e qëllon në këmbë burrin tjetër (Video, +18)

Ky është momenti kur një burrë qëllohet me revole në këmbë në Massachusetts në mes të ditës.

Kalimtarët e rastit po filmonin rrahjen mes dy burrave në qytetin Lawrence, kur njëri prej tyre në një moment nxjerr revolen dhe e qëllon tjetrin në këmbë, transmeton Telegrafi.


Fillimisht ata shfaqen duke shkëmbyer grushta e shkelma në trotuar, ku njëri nga frika se do ta pësojë e nxjerr revolen dhe e qëllon kundërshtarin.

“Askush prej nesh nuk e dinte se njëri prej tyre kishte revole, derisa e nxori nga brezi dhe e qëllon në këmbë burrin me të cilin po rrahje”, ka deklaruar një dëshmitare e këtij rasti të tmerrshme.

Zëdhënësi i policisë së Lawrence, Roy Vasque, ka njoftuar se policia ka filluar hetimet dhe beson se rrahja erdhi si rezultat i një mosmarrëveshje që e kishin pasur dyshja ma herët. /Telegrafi/