LAJMI I FUNDIT:

Athinës i kërkohet rritje të votave të deputetëve për të votuar çështjen e emrit të Maqedonisë

Athinës i kërkohet rritje të votave të deputetëve për të votuar çështjen e emrit të Maqedonisë

Jean-Claude Juncker dhe Federica Mogherini, e mbështetin nevojën për një marrëveshje të mundshme për emrin e Maqedonisë, që në Kuvendin e Greqisë të votohet me shumicë të zmadhuar.

Sipas gazetës greke “Avgi”, që është si një gazetë zëdhënëse e partisë Syriza, Brukseli kërkon nga Athina që në vend të 151 votave, të kërkojë 180 vota, për një zgjidhje të mundshme të çështjes së emrit.

Gazeta pohon se bashkësia ndërkombëtare interesohet edhe për qëndrimet e forcave tjera politike në Maqedoni dhe Greqi, e jo vetëm të atyre që qeverisin./Telegrafi/