LAJMI I FUNDIT:

Icardi: Nëse është mirë për ekipin të qëndroj, do të qëndroj – përndryshe largohem

Icardi: Nëse është mirë për ekipin të qëndroj, do të qëndroj – përndryshe largohem
Icardi

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, e ka lënë të hapur derën e largimit nga skuadra Nerazzure pas humbjes shokuese nga Sassuolo në Giuseppe Meazza.

Icardi pati një paraqitje katastrofike ndaj Sassuolos duke dështuar të gjejë golin në jo pak mundësi të pastra shënimi.

Vet sulmuesi argjentinas tash e ka lënë të hapur derën e largimit nga skuadra e Interit, duke thënë se atë mund ta mbajë në ekip vetëm nëse atij i thuhet se është i nevojshëm.


“Unë e përsëris çdo vit, do të flas me klubin. Nëse është mirë për ekipin që unë të qëndroj, atëherë do të qëndroj”.

Icardi duartrokiti 70 mijë tifozët që dështoi t’i gëzojë, Foto: Getty Images

“Unë gjithmonë e bëj atë që është më të mirën për klubin dhe ekipin. Kur sezoni të përfundojë, ne do të flasim me klubin dhe do të shohim çka është më e mira për klubin”.

“Është zhgënjyese, sepse ne kemi dashur të fitojmë, por Sassuolo pati paraqitje të mrië dhe Andrea Consigli (portieri) pati paraqitjen më të mirë në karrierë”.

“Ne kemi filluar sezonin në mënyrë të jashtëzakonshme, kemi pasur rënie dhe gjëja e vetme që mund të them është se jam krenar për atë që kemi bërë”.

“Synimi ishte Liga e Kampionëve dhe mos pjesëmarrja në këtë garë do të thotë se ja kemi huqur cakun që kemi vënë në fillim të kampionatit. Ne gjithmonë fillojmë me atë synim, por kurrë nuk ja kemi dalë”.

“Shpresoj se Crotone do të na japë një mundësi që të luftojmë me Lazion javën e ardhshme”, u shpreh Icardi. /Telegrafi/