LAJMI I FUNDIT:

“Neymari le të luajë vet”, Rabiot i frustruar me brazilianin pasi kërkoi ngritje page

“Neymari le të luajë vet”, Rabiot i frustruar me brazilianin pasi kërkoi ngritje page

Ylli i PSG-së, Adrien Rabiot, hapur ka shprehur frustrimin e tij me situatën e Neymarit te kampioni francez.

Bashkëjetesa në PSG ka qenë shumë e vështirë këtë sezon, dhe një rritje potenciale e pagës së Neymarit vetëm sa ka thelluar hendekun mes brazilianit dhe bashkëlojtarëve të tij.


Tensionet në zhveshtore janë në kulmin e tyre, përkundër faktit se PSG ka fituar tripletën e trofeve.

Sipas Liberation, një tjetër sugjerim nga babai i Neymarit ka futur në telashe pjestarë të skuadrës.

Babai i futbollistit brazilian informoi presidentin Nasser Al Khelaifi se djali i tij nuk dëshiron të mbetet në klub, por se më parë ka propozuar rinovimin e lojtarit që do të parashihte një ngritje të konsiderueshme të pagës.

Neymar (Getty Images)

Marquinhos këtë e ka treguar te Adrien Rabiot në një stërvitje dhe francezi nuk e mori shtruar këtë informacion.

Rabiot, kontrata e të cilit mbaron në qershor të vitit 2019 po ashtu është thirrur në negociata urgjente.

Hidhërimi i tij ishte evident pasi ka thënë para bashklojtarëve të tij fraza si “Gjithçka është vetëm për Neymarin” dhe “ai duhet të luajë vetëm vet”.

Por, kjo nuk përfundoi këtu.

Kur problemi u ngrit në grupin e WhatsAppit që e kanë lojtarët e PSG-së, Rabiot mori përkrahje nga bashkëlojtarët e tij francezë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij

Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij

La Liga
Messi shënoi një supergol nga distanca, i ngjashëm me një nga golat e tij më të mëdha ndonjëherë

Messi shënoi një supergol nga distanca, i ngjashëm me një nga golat e tij më të mëdha ndonjëherë

Ligat tjera
Cristiano Ronaldo humbet rekordin krenar të UEFA-s që ndau me dy lojtarë të tjerë legjendar

Cristiano Ronaldo humbet rekordin krenar të UEFA-s që ndau me dy lojtarë të tjerë legjendar

Ndërkombëtare
Hansi Flick zgjedh lojtarin 'e paprekshëm' te Barcelona

Hansi Flick zgjedh lojtarin 'e paprekshëm' te Barcelona

La Liga
Roma po e shet Abrahamin në Ligën Premier, ka gati një super zëvendësim

Roma po e shet Abrahamin në Ligën Premier, ka gati një super zëvendësim

Serie A
Franco Foda publikon listën e Kosovës, ftohen për herë të parë dy futbollistë të rinj

Franco Foda publikon listën e Kosovës, ftohen për herë të parë dy futbollistë të rinj

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori