LAJMI I FUNDIT:

Peshkopi Jovan: Serbët nuk po ikin veç nga Kosova e Kroacia, por edhe nga Serbia dhe Ballkani

Peshkopi Jovan: Serbët nuk po ikin veç nga Kosova e Kroacia, por edhe nga Serbia dhe Ballkani

Shqetësimet e krerëve të Kishës Ortodokse Serbe për fatin e popullit të tyre nuk kanë të ndalur. Përveç kreut të Kishës, patrikut Irinej edhe peshkopët serbë po bëjnë deklarata, përmes të cilave alarmojnë për ikjen e serbëve edhe nga Serbia.

Peshokpi Jovan për Sllavoni-Pakrac, ka thënë se serbët janë duke u shpërngulur masivisht nga Kosova dhe Kroacia dhe ka shfaqur se vala e ikjes së serbëve do ta përfshijë edhe Serbinë dhe pjesën tjetër të Ballkanit.


“Kudo që shkojë dhe kudo që të jetë  populli serb, shtylla e tij është Kisha Ortodokse Serbe, e cila po përballet me një sfidë për tu përballur me një valë të re të emigrantëve. Ajo për të cilën nuk po flitet është fakti se gjendemi para shpërnguljes së përgjithshme, e cila tashmë ka prekur Kroacinë, por nuk ka dyshim se do ta përfshije edhe pjesën tjetër të Evropës Juglindore, Ballkanit apo si ta quajmë, këtë pjesë tonën të botës “, tha peshkopi Jovan, përcjell Telegrafi.

Peshkopi Jovan ka paralajmëruar se migrimi i serbëve nga Serbia do të ndodhë kur BE-ja të lehtësojë punësimin e shtetasve të vendeve që nuk janë anëtare të Unionit, raporton Mitropolitana e Malit të Zi dhe bregdetit.

“I riu serb nuk sheh perspektivë në atdheun e vet. Në një situatë të tillë, ai mësynë vendet e e vjetra kapitaliste ku ekzistojnë standarde dhe dinjiteti i punëtorëve. Gjermania aktualisht ofron një milion vende pune”,  tha Peshkopi Jovan. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori