LAJMI I FUNDIT:

Kushtetuesja “hesht” për vendimin e Haradinajt për rritjen e pagave, Haxhiu e quan zvarritje të qëllimshme

Kushtetuesja “hesht” për vendimin e Haradinajt për rritjen e pagave, Haxhiu e quan zvarritje të qëllimshme

Kanë kaluar më shumë se dy muaj që kur deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj për rritjen e pagave.

E lidhur për këtë çështje, Kushtetuesja ende nuk ka dhënë fjalën e saj. Deputetja Albulena Haxhiu në një prononcim për Telegrafin ka thënë se është e pashpjegueshme vonesa e Gjykatës rreth këtij vendimi.

“Kanë kaluar më shumë se dy muaj prej kur kemi dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e paligjshëm të Qeverisë për rritjen e pagave për vete dhe ende Gjykata nuk ka vendosur për të njëjtën. Është e pashpjegueshme ngutia e saj në raport me kontestimin tonë për marrëveshjen e demarkacionit dhe në anën tjetër vonesa në raport me një vendim ku të gjitha argumentet janë të qarta, vonesat e tilla janë të papranueshme dhe hapin rrugën presioneve në adresë të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Haxhiu.


Ajo ka theksuar se nuk ka nevojë të zvarritet kjo çështje, ndërsa sipas saj kjo zvarritje duket e qëllimshme.

Agjencia Kundër Korrupsionit: Rritja e pagave të kabinetit qeveritar e jashtëligjshme
Lexo po ashtu Agjencia Kundër Korrupsionit: Rritja e pagave të kabinetit qeveritar e jashtëligjshme

Në Gjykatën Kushtetuese thonë se vendimi i kësaj gjykate rreth rritjes së pagave nga ana e kryeministrit, varet nga gjyqtarët e kësaj gjykate.

“Nuk ka ndonjë afat kohor për vendimmarrjen e Gjykatës në këtë rast. Se kur do të merret vendimi, kjo varet vetëm nga gjyqtarët e Gjykatës”, ka thënë për Telegrafin, drejtori i Zyrës për Komunikim dhe Informim në Gjykatën Kushtetuese, Veton Dula.

Kujtojmë se Agjencia Kundër Korrupsionit kohë më parë pas shqyrtimit të vendimit të Qeverisë për rritjen dhe caktimin e pagave të disa pozitave në Qeveri, ka konstatuar se nxjerrja e këtij vendimi është bërë në konflikt të interesit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori