LAJMI I FUNDIT:

Miqësia mbi të gjitha, Iniesta ia dhuroi Ramosit fanellën e ‘El Clasicos’ së fundit

Miqësia mbi të gjitha, Iniesta ia dhuroi Ramosit fanellën e ‘El Clasicos’ së fundit
Foto: Team Ramos @TheKingSR4

Andres Iniesta ka zhvilluar ‘El Clasicon’ e fundit ndaj Real Madridit me fanellën e Barcelonës.

Barcelona dhe Real Madridi kanë barazuar me rezultat 2-2 në El Clasicon e dytë të sezonit 2017/18.


Edhe kjo klasike si çdo tjetër dhuroi gola, kartonë të shumtë, kacafytje, emocione dhe gjithçka tjetër.

Spektakël futbolli, fërkime, gola e kartonë - 'el Clasico' përfundon baras
Lexo po ashtu Spektakël futbolli, fërkime, gola e kartonë - 'el Clasico' përfundon baras

Njëri nga emocionet më të mëdha ishte ai i Iniestas, i cili zhvilloi ‘El Clasicon’ e fundit me fanellën e Barcelonës.

Mesfushori spanjoll ka vendosur të largohet nga Barcelona 22 viteve të kaluara në klub, teksa e ardhmja e tij thuhet se do të jetë në Kinë.

Ramos dhe Iniesta janë miq të mirë te Spanja (Getty Images)

Iniesta ka vendosur ta bëjë një gjest të madh në El Clasicon e fundit, duke vendosur t’ia dhurojë fanellën e tij mikut nga Reali, Sergio Ramosit.

Mediat zbulojnë ofertën e klubit kinez për Iniestan, 27 milionë euro pagë dhe blerjen e gjashtë milionë shisheve verë
Lexo po ashtu Mediat zbulojnë ofertën e klubit kinez për Iniestan, 27 milionë euro pagë dhe blerjen e gjashtë milionë shisheve verë

Ky gjest i 33-vjeçarit e ka bërë shumë të lumtur kapitenin e Realit, i cili e ka falënderuar

“Përtej asaj që ndodhi në fushë, nata e fundit do të mbahet mend si El Clasico e Iniestas. Ju do të më mungoni, miku im”, ka shkruar Ramos në postimin e tij me fanellën e Iniestas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
I mblodhi bashkë për herë të fundit – fjalimi emocional i Kloppit që preku zemrat e lojtarëve të Liverpoolit

I mblodhi bashkë për herë të fundit – fjalimi emocional i Kloppit që preku zemrat e lojtarëve të Liverpoolit

Premier League
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Superkupa e Spanjës 2025: Çiftet gjysmëfinaliste, data e ndeshjeve dhe stadiumi

Superkupa e Spanjës 2025: Çiftet gjysmëfinaliste, data e ndeshjeve dhe stadiumi

La Liga
Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Premier League
Kalo në kategori