LAJMI I FUNDIT:

Statistika, analizë dhe parashikim: Barcelona – Real Madrid

Statistika, analizë dhe parashikim: Barcelona – Real Madrid

Sot, të gjithë sytë e futbolldashësve do të shikojnë kah Spanja. Për 90-të minuta bota ndalet pasi që miliona njerëz do të jenë nën ethet e një ndeshje të madhe. Barcelona do të mirëpres Real Madridin në klasiken e futbollit spanjoll.

Vendi: Barcelonë, Camp Nou
Koha: 06 Maj (e diele), 20:45

Camp Nou ka kapacitet prej ‎99,354 ulësesh (Getty Images)

Lajmet rreth ekipeve


Barcelona

Andres Iniesta ka një problem të vogël në kyçin e këmbës, por pritet të startojë që nga minuta e parë në El Classion e fundit në karrierë pasi që në fund të sezonit do të largohet nga Barca.

Philippe Coutinho duhet të fillojë në anën e djathtë të mesfushës.

Sergi Roberto do të luajë në krahun e djathtë të mbrojtjes, pa surpriza nga Ernesto Valverde.

Lojtarët e dyja ekipeve që mund të mungojnë

Real Madrid

Dani Carvajal është ende i dëmtuar, i cili duhet të shohë Lucas Vazquezin teksa e zëvendëson në krahun e djathtë.

Nacho do të startojë në qendër të mbrojtjes pasi që Raphael Varane nuk do të luajë shkaku i një lëndimi.

Pritet që Isco të startojë në mesfushë, por është një dyshim, ndërsa Marco Asensio gjithashtu është në formë të mirë.

Pesë përparësitë dhe mangësitë e Barcelonës

Përparësitë

Gjuajtjet e lira

Loja individuale

Sulmi nga krahët

Krijimi i rasteve përmes qarkullimit të gjatë të topit

Krijimi i rasteve përmes aftësive individuale

Mangësitë

Duelet ajrore

Mbrojtja në rast të kundër sulmeve

Krijimi i pozitave të jashtë lojës për kundërshtarët

Ndalimi i kundërshtarëve nga krijimi i shanseve

Mos koordinimi mes repartit të mesfushës dhe mbrojtjes

Duel mes dy futbollistëve që kanë fituar nga pesë herë secili “Topin e Artë” (Getty Images)

Pesë përparësitë dhe mangësitë e Real Madridit

Përparësitë

Duelet ajrore

Sulmet nga krahët

Krijimi i mundësive përmes sulmeve të gjata

Kundërsulmet e shpejta

Gjuajtjet nga distanca

Mangësitë

Krijimi i kurthit të pozitës jashtë loje

Duelet ajrore

Mbulimi i lojtarëve kryesorë të kundërshtarit

Ndalimi i kundërshtarëve për krijimin e rasteve

Sulmi jo efikas

Kush mund të jetë lojtari i ndeshjes?

A e dini se…?

Barcelona ka fituar 26 nga 28 ndeshjet e fundit në shtëpi (La Liga).

Barcelona ka fituar në pjesën e parë dhe në të dytën në 22 nga 28 ndeshjet e fundit në shtëpi (La Liga).

Në 22 nga 25 ndeshjet e fundit të Barcelonës janë shënuar mbi 2.5 gola kundër Real Madridit në të gjitha garat.

Barcelona ka shënuar të paktën dy gola në 26 nga 28 ndeshjet e fundit të tyre në shtëpi (La Liga).

Real Madrid ka shënuar të paktën dy gola në 13 nga 16 ndeshjet e fundit (La Liga).

Real Madridi është i pamposhtur në 23 nga 25 ndeshjet e fundit (La Liga).

Real Madridi ka fituar në pjesën e parë dhe në të dytën në tre ndeshjet e fundit (La Liga).

Vlerësimi i lojtarëve deri në xhiron e 36 të la Ligës dhe formacionet e mundshme

Analizë

Përplasja e të dielës do të shënojë takimin e 237-të ndërmjet këtyre dy titanëve, ku Barca ka 92 fitore kundrejt 95 humbjeve dhe 49 barazimeve. Barca nuk ka fituar në tre ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Madridit (dy humbje dhe një barazim), por triumfoi në ndeshjen e fundit në Santiago Bernabeu.

Barcelona ka fituar titullin e kampionit në xhiron e kaluar me Ernesto Valverden që ende nuk ka pësuar humbje këtë sezon.

Nikoqirët kanë barazuar dy herë dhe kanë fituar ndeshjet e tjera të kampionatit para shikuesve të vetë.

Real Madrid janë duke “fluturuar’ pas arritjes të edhe një tjetër finale të Ligës së Kampionëve duke eliminuar Bayern Munichun.

Takimi mes këtyre dy gjigantëve botëror pritet të ketë shumë gola dhe tensione mes lojtarëve.

Parashikim: Barcelona 2-1 Real Madrid