LAJMI I FUNDIT:

Alisson i fokusuar te Roma, befason me preferencat për portierin, mbrojtësin dhe sulmuesin më të mirë në Serie A

Alisson i fokusuar te Roma, befason me preferencat për portierin, mbrojtësin dhe sulmuesin më të mirë në Serie A
Alisson Becker gjatë ndeshjes kundër Spal në Paolo Mazza (Foto: Getty Images)

Portieri i Romës, Alisson Becker, i kënaqur me interesimin nga Liverpooli dhe Real Madridi, por thotë se mendon vetëm për të ardhmen.

Braziliani ka befasuar të gjithë me paraqitjet e mira këtë sezon, duke u cilësuar kështu portieri me formën më të mirë në Serie A aktualisht.


“Nuk e di se çfarë do të ndodh”, ka thënë Alisson për Gazzetta dello Sport, kur u pyet për interesimin e klubeve tjera.

Mohamed Salah në momentin kur Salah i shënoi Romës në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve (Foto: Getty Images)

“Është logjike që interesimet më gëzojnë. I di vlerat e mia, jo në aspektin e parave, por si lojtar”.

“E di se çfarë i sjelli skuadrës, por tani po mendoj vetëm për të ardhmen. Se çfarë do të ndodh në të ardhmen, do ia lë kohës”.

Pallotta: Nuk ka shans që Alisson të shitet
Lexo po ashtu Pallotta: Nuk ka shans që Alisson të shitet

“Jam këtu dhe duhet të fokusohem që të bëjë mirë. Edhe kur isha te Internacional, kisha negociata me Romën, por mendimet e mia ishin si të bëja mirë më Internacionalin”.

Mauro Icardi duke festuar golin ndaj Romës (Foto: Getty Images)

Alisson u pyet edhe se kush është sulmuesi më i mirë në Serie A, mbrojtësi dhe portieri dhe befasisht ka zgjedhur gjithë lojtarë të Interit.

“Do të thosha Mauro Icardi, Miranda dhe pastaj idhulli im Buffon, por pasi ai nuk ka luajtur aq shumë do zgjedh Handanovicin”, ka shtuar Alison. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori