Në gjykimin e mjekëve të klinikës “Medicus”, Lutfi Dervishit, i cili akuzohet për trafikim me qenie njerëzore dhe krim të organizuar si dhe Sokol Hajdinit, i akuzuar për lëndim të rëndë trupor, i akuzuari i parë ka dhënë mbrojtjen e tij, duke iu përgjigjur vetëm pyetjeve të prokurores ndërsa i akuzuari i dytë ka vendosur që të mbrohet në heshtje.
I akuzuari Lutfi Dervishi ka thënë se në klinikën “Medicus” në vitin 2008 është kryer një transplantim i veshkave, për të cilin tha se ka qenë operacioni i fundit i cili është kryer para se të mbyllej kjo klinikë.
“A mund t’i thoni Gjykatës nëse ka ndodhur ndonjë transplantim i veshkës në klinikën “Medicus” në vitin 2008”, e pyeti prokurorja Valeria Bolici të akuzuarin.
“Në 2008 ka ndodhur një transplantim siç e di unë”, u përgjigj Lutfi Dervishi duke shtuar se nuk është i sigurt për datën se kur është kryer ky transplantim por që sipas mendimit të tij kjo ka ndodhur në tetor të vitit 2008.
Ndërsa kur u pyet nëse ishte në dijeni për emrin dhe nacionalitetin e pacienteve që i janë nënshtruar transplantimit të veshkës, Lutfi Dervishi tha se këtë e ka kuptuar më vonë kur Policia e kishte thirrur për t’u kujdesur për ta.
“Edhe atëherë nuk e kam ditur emrin e tij por e kam marrë veshë më vonë kur Policia më ka thirrë për me e mbikëqyrë pacientin”, tha ai.
Pastaj prokurorja e pyeti Dervishin se kush e kishte kryer këtë operacion të transplantimit të veshkës. I akuzuari tha se operacionin e kishte kryer dr. Yusuf Sonmez.
Në këtë operacion dr. Dervishi tha se kishte marrë pjesë pasi që i ishte kërkuar të ndërhyjë për të mbyllur plagën e dhuruesit të veshkës.
“Kah fundi i operacionit… Ata e kanë dërguar një motër dhe më kanë thirrë për t’u ndihmuar për ta mbyllur plagën e pacientit”, tha Lutfi Dervishi.
“Sa i përket transplantimit nga një dhurues i gjallë, a ishte ky rasti i parë i transplantimit”, e pyeti prokurorja të akuzuarin. “Unë për këtë e di. Unë e thash atë që e di”, u përgjigj ai.
Më pas prokurorja e pyeti nëse sipas asaj që po dëshmon a do të thotë se operacioni i vetëm që është kryer në klinikën ”Medicus” për transplantim të veshkës, ka qenë ky i fundit.
Për këtë Dervishi tha se ky ka qenë operacioni i vetëm për transplantim të veshkave përveç autotransplantimeve.
“Përveç dy-tri autotransplantimeve që unë i di dhe disa riintervenimeve që janë bërë diku tjetër dhe kanë ardhë te ne u korrigju gabimet, komplikimet e mundshme, për transplantim unë e di vetëm këtë rast, nuk di tjera. Për diçka tjetër unë kam dëgjuar në gjyq”, tha Dervishi.
Sa i përket autorizimit në pikëpamje administrative a ke paraqitur ti ndonjë kërkesë për të kryer transplantimin e veshkave?, e pyeti prokurorja.
“Natyrisht secila klinikë duhet ta ketë edhe një leje pune”, tha Dervishi duke shtuar se klinika ka pasur leje për të kryer ndërhyrje kardiokirurgjike dhe se sipas tij nëse kanë pasur leje për kirurgji atëherë kanë pasur leje për të kryer çfarëdo ndërhyrje tjetër të lëmisë kirurgjike.
“Në qoftë se kemi pasur leje për kirurgji atëherë mund të i zhvillojmë aty të gjitha operacioneve të lëmive kirurgjike”, tha ai.
“Ne kemi pasur edhe konfirmimin e licencës dhe lejen për transplantim shtesë”, u përgjigj i pandehuri
Tutje prokurorja e ka ballafaquar Lutfi Dervishin me disa email-e të cilat ai i kishte shkëmbyer me dr. Sonmezin në të cilat ky i fundit i kishte shkruar Dervishit se po planifikonte të sillte disa pajisje në Kosovë për të kryer ndërhyrje kirurgjike. Në lidhje me këto email-e me të cilat u ballafaqua, Dervishi mohoi se i ka dhënë ndonjë përgjigje Sonmezit duke theksuar se ai atij i kishte thënë që të vinte së pari në Kosovë të takoheshin e që më pas do të diskutonin rreth çështjes së transplantimit të veshkave.
“Unë e kam pasur qëndrimin tim se nuk mund të diskutohet, nën një: pa u licencu ai, dhe e dyta: duhet të vijë në vend të takohemi dhe të bisedomë se nuk njiheshim mes vete”, deklaroi Dervishi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë