LAJMI I FUNDIT:

Parashikim: Liverpool – Roma

Parashikim: Liverpool – Roma
Foto: Getty Images

Anfieldi epik do të jetë dëshmitar i një shansi unik që e ka Liverpooli për kualifikim në finale. Por, gjithnjë është sfidë e vështirë përpara kur ke një skuadër italiane dhe këtë e dinë më së miri skuadrat angleze me traditë në Ligën e Kampionëve si Liverpooli.

Vendi: Anfield Road, Liverpool
Koha: E martë, 24 prill, 20:45h


(Foto: Getty Images)

Lajmet rreth ekipeve

Liverpooli

Jordan Henderson është në dispozicion pasi mungoi në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampionëve dhe do të hyjë direkt në mesfushë.

Roberto Firmino, Andreë Roberton, Trent Alexander Arnold, Dejan Lovren dhe Alex Oxlade Chamberlain do të ftohen sërish në 11-shen startuese pasi u mbajt larg prej fushës në fundjavë.

Liverpool - Roma, formacionet e mundshme
Lexo po ashtu Liverpool - Roma, formacionet e mundshme

Romë

Diego Perotti rikthehet në formacionin bazë pas një mungese tri javore, duke qenë kështu një përforcim për Romën në Angli.

Aleksandar Kolarov, Alessandro Florenzi, daniele De Rossi dhe Edin Dzeko do të kthehen në formacionin startues pasi u mbajtën në stol ndaj Spalit të shtunën.

Rick Karsdorp dhe Gergoire Defrel janë mungesat e vetme te romakët.

Jurgen Klopp – Eusebio Di Francesco (Getty Images)

Përballjet kokë më kokë


Top lojtarët


Fakte

Roma ka barazuar në pjesë të parë dhe ka fituar në fund të ndeshjes në tri ndeshjet e fundit ndaj Liverpoolit në të gjitha garat.

Liverpooli është i pamposhtur në 14 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Janë shënuar së paku tri gola në shtatë nga tetë ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve.

Liverpooli ka shënuar së paku dy gola në 7 nga 8 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Roma ka fituar tri ndeshejt ef undit ndaj Liverpoolit në të gjitha garat.

Foto: Getty Images

Analiza

Liverpooli ka mbajtur portën pa pranuar gol në secilën prej katër ndeshjeve të fundit në Ligën e Kampionëve, që është ecuria më e mirë në histori.

Roma ka humbur tri ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve e së fundmi u mposht nga Barcelona në Camp Nou. Pjesa tjetër është histori.

Liverpooli ka humbur dy nga tri ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj kundërshtarëve italianë, por pritet që The Reds do të kenë epërsinë para duelit kthyes në kryeqytetin e Italisë.

Parashikimi: Liverpool 1-0 Roma /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Kalo në kategori