LAJMI I FUNDIT:

Liverpool – Roma: Formacionet e mundshme, Under nga fillimi

Liverpool – Roma: Formacionet e mundshme, Under nga fillimi
Jurgen Klopp dhe Eusebio Di Francesco (Foto: Getty Images)

Gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve përurohen me ndeshjen mes Liverpoolit dhe Romës.

Skuadra e Eusebio Di Francescos nuk do ta ketë aspak lehtë pasi luan në ferrin e Anfield Road.


Por, në fund të fundit për Giallorossët ëndrra nuk kushton asgjë dhe nëse skuadra ka arritur deri në këtë pikë, duhet të ketë një arsye.

James Milner gjatë një dueli me Alessandro Florenzi në miqësoren e verës (Foto: Getty Images)

SI VJEN LIVERPOOLI: Jurgen Klopp ka gjithë lojtarët në dispozicion, përves Joel Matip, Adam Llallanas dhe Emre Can.

Të ndihmuar nga publiku vendas, Reds janë favorit për të vazhduar me paraqitjet e tyre te mira. Nëse Roberto Firmino, Sadio Mane dhe Mohamed Salah janë në formë, vështirë se mbrojta e Romës mund t’i ndalë.

Në fundjavë LFC barazoi si mysafir i WBA-së me rezultat 2-2, por kjo ndeshje nuk ndikon tek ata, pasi pikët tani nuk kanë shumë rëndësi në Ligën Premier.

Dejan Lovren në tentim për të shënuar gol në miqësoren e verës (Foto: Getty Images)

SI VJEN ROMA: Di Francesco është në mes të modulit 4-3-3 apo 3-4-2-1.

Tekniku italian pritet të krijojë një mesfushë të hekurt me treshen Daniele De Rossi, Radja Nainggolan dhe Kevin Strootman. Por, dyshimi i vetëm është në mes Patrik Schick dhe Cengiz Under, por turku është në avantazh të fillojë ndeshjen.

Klubi nga kryeqyteti italian po kalon në një periudhë të çmendur, fitorja ndaj SPAL i dha mundësi që mos të mbesin mbrapa në Serie A dhe të vazhdojnë me disponimin se këtë mund ta bëjnë edhe në Anfield.

Formacionet e mundshme nga të dy skuadrat:

LIVERPOOL (4-3-3): Karius; Alexander-Arnold, van Dijk, Lovren, Robertson; Oxlade-Chamberlain, Henderson, Milner; Salah, Firmino, Mane.

ROMA (4-3-3): Alisson Becker; Florenzi, Manolas, Fazio, Kolarov; De Rossi, Strootman, Nainggolan; Perotti, Dzeko, Under. /Telegrafi/