LAJMI I FUNDIT:

Nuri Seferi konfirmon duelin e radhës, mbahet më 12 maj në Gabon të Afrikës

Nuri Seferi konfirmon duelin e radhës, mbahet më 12 maj në Gabon të Afrikës

Boksieri shqiptar, Nuri Seferi, do t’i kthehet së shpejti ringut.

Është vet boksieri që ka konfirmuar datën e mbajtjes së duelit të radhës, ndërkaq kundërshtari i tij do të jetë Toylor Mobika.


Përballja do të zhvillohet më 12 maj në Gabon të Afrikës, ku Nuri Seferi do të udhëtojë për të realizuar fitoren e radhës.

“Të dashur miq, përgatitjet intensive tani janë në fazën përfundimtare. Më 12 maj në Gabon të Afrikës ndeshem me boksierin më të mirë të vendit, Toylor Mobika, ku shpresjo se do ta kaloj me sukses këtë ndeshje mjaft të vështirë”, u shpreh Nuri Seferi në rrjetet sociale.

Seferi ka kohë që po zhvillon përgatitje intensive prej të cilave ka siguruar adhuruesit për fitore.

Boksieri 41 vjeçar ka 47 duele të zhvilluara, 39 fitore, 22 me nokaut, teksa ka 8 humbje.

Një prej fitoreve të tij të fundit ai ja ka dedikuar Ramush Haradinajt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
“S’kemi pse kapërcejmë Kosovën për t'i dhënë ndihmë Serbisë”, Tifozat Kuq e Zi reagojnë për kandidaturën e Shqipërisë me Serbinë

“S’kemi pse kapërcejmë Kosovën për t'i dhënë ndihmë Serbisë”, Tifozat Kuq e Zi reagojnë për kandidaturën e Shqipërisë me Serbinë

Kombëtarja e Shqipërisë
Ylli i Real Madridit në dyshim për finalen e Ligës së Kampionëve shkaku i lëndimit

Ylli i Real Madridit në dyshim për finalen e Ligës së Kampionëve shkaku i lëndimit

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Kroos tronditë tifozët e Real Madridit me lëvizjen e tij pas ndeshjes ndaj Bayern Munichut

Kroos tronditë tifozët e Real Madridit me lëvizjen e tij pas ndeshjes ndaj Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori