LAJMI I FUNDIT:

Modric: Është e mundur ta përfundoj karrierën në MLS

Modric: Është e mundur ta përfundoj karrierën në MLS
Luka Modric (Getty Images)

Luka Modric ka pranuar se është e mundur që ai të përfundojë karrierën e tij në Major League Soccer të Shteteve të Bashkuara.

Mesfushori kroat ka luajtur për Los Blancos që nga transferimi i tij nga Tottenham në vitin 2012 dhe kontrata e tij në Bernabeu vlen deri në qershor të vitit 2020.


Megjithatë, gjatë muajit të fundit ka pasur zëra që Modric mund të largohet në verë nga Los Blancos dhe pak a shumë këto zëra i ka konfirmuar edhe vet kroati.

Kroos dhe Modric shqyrtojnë largimin nga Reali gjatë verës
Lexo po ashtu Kroos dhe Modric shqyrtojnë largimin nga Reali gjatë verës

“Ju kurrë nuk e dini se çfarë mund të ndodhë”, ka thënë fillimisht Modric për STV Sport, citohet ESPN FC.

Luka Modric (Getty Images)

“Kam ende dy vite më shumë në kontratën time me Real Madridin, jam i lumtur”.

“Gjithmonë thosha se do të doja të përfundoja karrierën time në Madrid nëse është e mundur. Por nëse jo, ndoshta unë mund të shoh veten time (në SHBA)”.

Futbollistët që mund t'i shohim për herë të fundit në kampionatin botëror
Lexo po ashtu Futbollistët që mund t'i shohim për herë të fundit në kampionatin botëror

“Ai (Zlatan) ishte një lojtar i madh në Evropë, 10-20 vitet e fundit, një nga sulmuesit më të mirë. Është vendimi i tij, i uroj atij të gjitha më të mirat dhe shpresoj se ai do ta shijojë futbollin atje”.

“Do të doja të qëndronte pak më shumë në futboll për ta parë atë, për të parë magjinë e tij në vitet e fundit dhe ne do të shohim, por i uroj atij gjithçka më të mirë në të ardhmen”, përfundoi kroati. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ylli i cili i kushtoi Liverpoolit 50 milionë euro mund të jetë ‘viktima’ e parë e Arne Slot

Ylli i cili i kushtoi Liverpoolit 50 milionë euro mund të jetë ‘viktima’ e parë e Arne Slot

Premier League
Kalo në kategori