LAJMI I FUNDIT:

Drejtori sportiv i Dritës reagon ashpër: Nuk merremi me këto punë, nëse del se është e vërtetë do ta lëmë përgjithmonë futbollin

Drejtori sportiv i Dritës reagon ashpër: Nuk merremi me këto punë, nëse del se është e vërtetë do ta lëmë përgjithmonë futbollin

Drita dhe Llapi do të takohen në kuadër të javës së 28-të në Superligën e Kosovës.

Skuadra gjilanase është lider dhe ndodhet tetë pikë para Llapit që është sot nikoqire e gjilanasve.


Por pakë orë para fillimit dolën disa foto ku pretendohet për një kurdisje të ndeshjes.

Telegrafi ka kontaktuar drejtorin sportiv të Dritës, Fisnik Kërçelin i cili ka reaguar ashpër për këto spekulime.

“Tani jemi në ndeshje dhe sapo i pamë ato foto. Nuk e di se kush dhe çka përfiton nga këto montazhe”.

“Ne nuk jemi skuadër që merremi me këto punë. Kemi qenë më të mirë gjatë gjithë kampionatit dhe jemi me plot meritë në pozitën e parë”, deklaroi Kërçeli për Telegrafin.

Tutje drejtori sportiv i Dritës thotë se Llapi është rivali i tyre për titull dhe çuditet se si mendojnë opinioni sportiv se do ta lëshoj ndeshjen ndaj tyre.

“Llapi me një fitore na ofrohet në vetëm pesë pikë. Ata janë në garë për titull dhe natyrisht se nuk dëshirojnë të bëjnë kësi gjëra”.

“Kemi ardhur të luajmë futboll, dhe le të fitojë kush është më i miri. Kemi fituar edhe vitin e kaluar në Podujevë, nuk është e pamundur fitorja”.

“Po e përsërisë përsëri se nuk merremi me kësi gjëra dhe janë vetëm montazha. Le të merret drejtësia me këto dhe nëse del se janë të vërteta nuk do të merremi kurrë më me futboll”, përfundoi drejtori sportiv i Dritës, Fisnik Kërçeli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Premier League
De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

Serie A
Kalo në kategori