Qytetarët nuk kanë qasje të barabarta në shërbimet që ofrojnë institucionet publike shëndetësore, thonë përfaqësuesit e Shoqatës për të drejtat e pacientëve në Kosovë.
Rastet që janë raportuar në këtë shoqatë kanë qenë kryesisht ndërrimi i listave të pritjes së pacientëve që kanë pasur termine për operacion, mungesa e barnave esenciale, por edhe qasja jo e barabartë në trajtimin e pacientëve jashtë institucioneve publike shëndetësore.
Kështu ka thënë Besim Kodra, drejtues i Shoqatës për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve.
“Ka pasur ankesa nga pacientët për listën e barnave esenciale, për listë të pritjes, që disa lihen të presin, e disa futen pa radhë. Pra, kjo tregon që nuk e kanë qasjen e barabartë”.
“Pastaj problem më madhor e shoh fondin për trajtim jashtë vendit. Kemi pasur ankesa se disa janë dërguar jashtë vendit e disa të tjerë jo. Në zyrën e ankesave kanë ardhur raste kur pacientët në listë për operim, janë hequr dhe është futur dikush tjetër. Pra, nuk është qasja e barabartë mes pacientëve”, ka thënë Kodra.
Vetë ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se qasja e pacientëve në shërbime cilësore shëndetësore, nuk është e kënaqshme.
Por, sipas tij, aktualisht po punohet në drejtim të përmirësimit të gjendjes.
“Me qasje ne nënkuptojmë që përpos të fuqizojmë mjekësinë primare, po ashtu të konsiderojmë(shqyrtojmë) kualitetin e shërbimeve që mos t’i kemi situatat që ekzistojnë sot që njerëzit te shërbimi mjekësor, pa pasur nevojë të kenë njerëz të njohur, po të kenë qasje të lehtë jodiskriminuese, fer dhe ta marrin shërbimin e merituar”.
“Unë nuk jam i kënaqur me këtë indikator dhe ndryshimi do të krijohet duke i rritur investimet, sistemi menaxherial të ndryshohet dhe atëherë do të shohim se ku ka ngecje dhe cili është faktori që po e shkakton ngecjen. Është faktori njeri që nuk dëshiron ta kryejë punën e vet, apo është mungesa e aparaturës së caktuar e që do ta blejmë atë, apo nëse nuk kemi mjek të ndonjë lëmi, do ta trajnojmë”, ka deklaruar Ismaili.
Ndërkaq, nga zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, thonë se gjendja në shëndetësi, patjetër që kërkon përmirësim.
Ardita Tahirukaj, udhëheqëse e zyrës së OBSH së, ka deklaruar se qëllimi i sistemit shëndetësor, do të duhej të jetë mbulimi shëndetësor i përgjithshëm, e që do të thotë se të gjithë njerëzit mund të kenë qasje në shërbimet cilësore shëndetësore, ku dhe kur kanë nevojë për to, pa u përballur me vështirësi financiare.
Kjo, pasi, siç thotë Tahirukaj, është e drejtë themelore e njeriut, një vizion që OBSH-ja e ka ndjekur në partneritet me shtetet që nga themelimi i saj para 70 vjetësh.
“Shëndeti është pasuria jonë më e madhe dhe nuk duhet të shihet si një luks, i cili mund të gëzohet vetëm nga më të privilegjuarit”.
“Ne të gjithë përfitojmë në aspektin social, ekonomik dhe nga ai mjedisor nga një botë, e cila synon shëndet për të gjithë. Është koha që së bashku të përshpejtojmë përpjekjet tona për të arritur qëllimin e përbashkët për mbulim shëndetësor të përgjithshëm edhe në Kosovë”, ka theksuar ajo.
Për gjendjen në fushën e shëndetësisë ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai ka deklaruar se e sheh gjendjen aktuale në shëndetësi si shqetësuese dhe ka ftuar të gjithë partnerët, vendorë e edhe ata ndërkombëtarë, që të ndihmojnë në përmirësimin e këtij sektori.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë