LAJMI I FUNDIT:

Tetovë, rritet numri i viktimave nga aksidentet

Tetovë, rritet numri i viktimave nga aksidentet

Rreth 6000 shkelje në komunikacion për vetëm tre muajt e parë të këtij viti. Pavarësisht gjobave të larta dhe kontrolleve të shtuara policore, vozitësit vijojnë të mos jenë të disiplinuar.

Sipas Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë, shkeljet më shpesh janë tejkalimi i shpejtësisë së lejuar, respektivisht rreth 3854 raste, mosdhënie e përparësisë dhe mos mbajtja e anës gjatë vozitjes. Sipas SPB-së këtë vit shqetësues është edhe numri në rritje i viktimave nga aksidentet në komunikacion.


“Shkeljet këtë periudhë janë rrumbullakuar me kundërvajtje, gjoba dhe përshkrim të pikëve negative, respektivisht rreth 3000 kërkesa për kundërvajtje. Shkeljet më të shpeshta për këtë periudhë, ku në përgjithësi janë përfshirë 3854 kryerës është mos adoptimi i shpejtësisë me kushtet e rrugës apo vozitja e shpejtë që përbën dhe arsyen numër një për aksidentet me pasoja të rënda në tremujorin e parë të vitit”, tha për Alsat, Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Sipas instruktorëve nga auto shkollat shkelja e rregullave nga vozitësit nuk lidhet me mungesën e njohurive por mungesën e ndërgjegjes për respektimin e ligjit.

Sektori i punëve të brendshme do të shtojë kontrollet gjatë muajve në vazhdim sidomos në prag të ardhjes së mërgimtarëve që do ndikojë që të rregullohet sadopak komunikacioni në qytet dhe të ulet numri i shkeljeve i cili për fat të keq është si në viktima po ashtu edhe në numër aksidentesh më i madh për dallim nga viti i kaluar.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori