Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, në Ditën Botërore të Shëndetit tha se ende ka probleme në fushën e shëndetësisë në Kosovë dhe se mjekët nuk i kanë kushtet e mira të punës.
Haradinaj këtë deklaratë e bëri në “Ditën Botërore të Shëndetit”, në aktivitetin organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Ai tha se edhe pse janë dhënë 20 milionë euro shtesë për këtë dikaster nuk janë të mjaftueshme për një shëndetësi më të mirë.
Kryeministri i vendit tha se stafi mjekësor nuk i ka kushtet e mira të punës, ndërsa i quajti edhe heronj të këtij vendi.
“ E kam parë me sytë e mi se në çfarë situatash ndodhen mjekët, teknikët mjekësore që janë heronj të këtij vendi. E di nëpër çka kalojnë dhe çka përballen, dhe e di çfarë lufte bëhet për shëndetin e qytetarit tonë. Se a janë të trajtuar dinjitetshëm në paga dhe këtë e di që gjendjen nuk e kanë mirë. Infrastrukturën në shëndetësi e kemi bukur të vjetër e një pjesë të kësaj infrastrukture i mungojnë kushtet sanitare të rënduara. Situatën me barna e kemi ende sfidë, listat e gjata të pritjes ende janë prezentë, shërbimet në raste të caktuara nuk i përgjigjen kërkesave të pacientit jo pse i mungon vullneti dhe shërbimi i mjekut apo shërbimit mjekësore, por rrethanat e pamundësojnë një gjë të tillë”, tha tutje Haradinaj.
Kryeministri theksoi se Qeveria, e në veçanti Ministria e Shëndetësisë ka treguar seriozitet në ngritjen e cilësisë në fushën e shëndetësisë.
Kryeministri i vendit po ashtu u bëri thirrje të gjithë partnerëve vendor dhe ndërkombëtar që të punojnë bashkërisht në rregullimin e kësaj situate në shëndetësi.
“ E shoh një seriozitet për përballjen me problemet në shëndetësi dhe dëshiroj të ju ndihmojë. Në të njëjtën kohë i ftoj dhe partnerët vendor dhe ndërkombëtarë që të jemi bashkë për të ndihmuar në këtë aspekt. Është përgjegjësi e jonë që t’i krijomë zgjidhje në vendin tonë”, u shpreh Haradinaj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNumërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?