LAJMI I FUNDIT:

Juventusi me disa mungesa kundër Napolit

Juventusi me disa mungesa kundër Napolit
Manduzkic duke festuar një gol me bashkëlojtarët e tij(Foto: Getty Images/Guliver)

Miralem Pjanic, Mario Mandzukic dhe Stefano Sturaro janë në dyshim për t’u përballur me Napolin, por edhe Paulo Dybala mund të mos paraqitet për shkak të formës së dobët.

Juventinët kanë katër pikë më shumë se napolitanët para përballjes mes tyre në takimin që do të vendos për Scudetton.


Pjanic dhe Mandzukic kanë pësuar lëndime në barazimin 1-1 me Crutonen dhe sot kanë rifilluar stërvitjen, megjithëse, të ndarë prej ekipit.

(Getty Images)

Sturaro ka luajtur në Stadio Scida dhe është diagnostikuar me një problem të tendinit të Akilit, kështu që nuk ka gjasa që të shërohet për takimin e së dielës.

Sipas Sky Sport Italia, është e mundur që Max Allegri të mos i jep mundësi të paraqitet edhe Dybalas, i cili pritet të mbetet në stol para ndeshjes më të madhe të sezonit.

Performanca e shkëlqyer e skuadrës në fitoren 3-1 kundër Realit të Madridit, ku Dybala ishte i pezulluar shkaku i kartonit të kuq të marrë në takimin e parë, duket do të ndikojë që trajneri italian mos të ndryshojë në formacionin bazë.

Douglas Costa është në formë mahnitëse me katër asistime në dy ndeshjet e fundit, ndërsa Gonzalo Higuain nuk do të lihet në bankën rezervë në takimin kundër ish-ekipit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori