LAJMI I FUNDIT:

Qeverisë Haradinaj i shtohet dhe një tjetër zëvendësministër

Qeverisë Haradinaj i shtohet dhe një tjetër zëvendësministër

Zyrtari i lartë i Degës së Partisë Demokratike (PDK) në Gjakovë, Bekim Jupa është emëruar sot zëvendësministër i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës (MTI).

Në një dokument që ka siguruar Telegrafi shihet vendimi i nënshkruar nga kryeministri i vendit Ramush Haradinaj për ta emëruar Jupën si zëvendësministër të MTI-së.

Ndryshe, Jupa gjatë zgjedhjeve të fundit lokale ka dalë si kandidati më i votuar për asamblist në komunën e Gjakovës nga radhët e PDK-së. /Telegrafi/