LAJMI I FUNDIT:

Kaka: Me Mourinhon kam pasur raporte të komplikuara, ai ishte trajner i vështirë për mua

Kaka: Me Mourinhon kam pasur raporte të komplikuara, ai ishte trajner i vështirë për mua
(Foto: Getty Images)

Ricardo Kaka ka folur rreth raportit të komplikuar që e ka pasur me Jose Mourinhon gjatë kohës kur luante te Real Madridi.

Ish-futbollisti brazilian u bë i njohur botërisht, pasi iu bashkua Milanit (në vitin 2003) dhe arriti ta fitonte titullin e Serie A dhe Ligën e Kampionëve, ndërsa u shpall Lojtari më i mirë në botë nga FIFA në vitin 2007.

(Foto: Getty Images)

Kjo bëri që Los Blancos ta transferonin në vitin 2009, mirëpo edhe pse e fitoi La Ligan dhe Kupën e Mbretit në Mourinhon, ai asnjëherë nuk arriti ta tregonte lojën të cilën e kishte bërë me Rossonerët.


“Në vitin 2009, e pranova ofertën e Real Madridit, por isha krejtësisht i shkatërruar, sepse nuk mund ta jepja atë që ia kisha dhënë Milanit, isha krejtësisht i humbur”.

(Foto: Getty Images)

“Jose Mourinho ishte një trajner i vështirë për mua dhe kishim një marrëdhënie të respektueshme, por të komplikuar”.

“Stërvitesha, angazhohesha dhe lutesha shumë, mirëpo nuk e siguroja besimin e trajnerit, pastaj e kuptova se nuk mund të punoja me të”.

“Kënaqësia e vetme që kam pasur ishte një mesazh që e mora kur ai u largua nga Real Madridi dhe më thoshte se unë kam qenë një prej lojtarëve më profesionalë, me të cilët ka punuar”, ka treguar Kaka.

(Foto: Getty Images)

Braziliani, i cili e ka fituar edhe Kupën e Botës me Brazilin në vitin 2002, u largua nga Reali në vitin 2013 për t’u kthyer te Milani. Për herë të fundit, Kaka ka luajtur për Orlando Cityn, ndërsa u pensionua në dhjetor të vitit 2017. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco

Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco

Përfaqësueset
Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit

Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit

Përfaqësuesja e Kosovës
Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton

Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton

Premier League
Yamal nuk hezitoi kur përmendi yllin e Ligës Premier me të cilin do kishte dëshirë të luante tek Barcelona

Yamal nuk hezitoi kur përmendi yllin e Ligës Premier me të cilin do kishte dëshirë të luante tek Barcelona

La Liga
Intensiteti dhe frazat në stilin 'Rocky': Kush është Simon Colinet, personi që Motta e kërkoi me çdo kusht te Juventusi

Intensiteti dhe frazat në stilin 'Rocky': Kush është Simon Colinet, personi që Motta e kërkoi me çdo kusht te Juventusi

Serie A
Sylvinho beson se Shqipëria e meritoi të paktën barazimin ndaj Gjeorgjisë

Sylvinho beson se Shqipëria e meritoi të paktën barazimin ndaj Gjeorgjisë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori