LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë garanton perspektivën evropiane të rajonit

Hoxhaj: Hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë garanton perspektivën evropiane të rajonit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes Twitter ka uriar Shqipërinë dhe Maqedoninë për rekomandimin pozitiv të marrë nga Komisioni Evropian, për hapje të negociatave për anëtarësim në BE.

Hoxhaj tha se ecja përpara e këtyre dy vendeve është e rëndësishme për perspektivën evropiane të rajonit.


“Rekomandimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë për anëtarësim në BE është lajm i mirë dhe arritje e madhe për këto dy vende por edhe për perspektivën e evropiane të rajonit”, shkroi Hoxhaj në Twitter. /Telegrafi/