LAJMI I FUNDIT:

Ismaili e pranon se ka pasur të meta në implementimin e Sistemit Informativ Shëndetësor

Ismaili e pranon se ka pasur të meta në implementimin e Sistemit Informativ Shëndetësor

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se Sistemi Informativ Shëndetësor, i cili ka nisur para shtatë viteve, ende nuk është implementuar në 30 për qindëshin e paraparë.

Ai gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës tha se ministria që ai drejton ka nisur projektin për implementimin e SISH-it në vitin 2011 dhe ai është paraparë të kryhet në tri faza, ku në dy fazat e para përfshihej implementimi dhe pilotimin e sistemit në 30 për qind të vendit dhe kjo është paraparë deri në fund të vitit 2014.

“Faza e tretë që përfshinë implementimin e sistemit në gjithë territorin e vendit parashihej të përfundoj në vitin 2020. Asnjërën fazë të këtij projekti unë s’e kam gjetur të realizuar plotësisht ashtu siç ishte e planifikuar me dokumente strategjike. Në 5 institucione ku është shtrirë SISH-i është konstatuar se vetëm 39 e pacientëve janë evidentuar në sistemin informativ, pra një përqindje e ulët. Natyrisht nuk duhet të hedhet gurë e baltë mbi projektin, ka pasur të mira, fakti i mirë ka qenë që është iniciuar si ide, janë bërë dokumentet strategjike, janë bërë përpjekje që të arrihet, mirëpo raporti i bërë nga zyra e auditorit na ka treguar se ky projekt ka pasur shumë të meta”, tha Ismaili.


Ai shtoi se Këshilli Nacional i SISH-it do të ketë para vetes edhe një dokument shumë të rëndësishëm, pasi gjatë kësaj kohe MSH-ja ka arritur të hartojë një plan, i cili parasheh që brenda 18 muajve të realizohet implementimi i Sistemit Informativ Shëndetësor në tërë Kosovën.

Ismajli tha se gjatë këtyre muajve parashihet qartë të gjitha aktivitet që duhet përfunduar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analiza e

Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride

Siguri
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Lajme
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Politikë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Kalo në kategori